Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ndërtohet pajisja që mund të lexojë trurin e njeriut

Ndërtohet pajisja që mund të lexojë trurin e njeriut

18:44, 29/01/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët e kanë ndërtuar dhe e kanë testuar një pajisje që besohet se mund ta lexojë mendjen e njeriut dhe që mund t’i shndërrojë mendimet në gjuhë të folur. Kjo pajisje po vlerësohet shumë e rëndësishme për personat që nuk mund të flasin, siç janë viktimat e sulmit në tru.

Sistemi i kësaj pajisjeje përdor fuqinë e inteligjencës artificiale apo sintetizuesit e të folurit për ta kthyer aktivitetin e trurit në fjali të qarta të gjuhës së folur. Funksionimi i saj mbështetet në të njëjtën teknologji, e cila përdoret nga programet “Amazon Echo” dhe “Apple Siri”.

Kjo pajisje e ka ngjallur shpresën e personave që kanë pësuar sulm në tru dhe që tash nuk mund të flasin. Profesori i inxhinierisë elektrike, Nima Mesgarani, i cili ligjëron në Universitetin e Kolumbias, shpreson që kjo pajisje do t’ua ndryshojë jetën mijëra personave që nuk mund të flasin për shkak të përjetimit të sulmit në tru.

Ekspertët të cilët merren me regjistrimin dhe dekodimin e sinjaleve trunore thonë se ato mund të shndërrohen në fjalë në të ardhmen. Ekipi i profesorit Mesgarani e ka përdorur një algoritëm kompjuterik që mund ta sintetizojë të folurit që është regjistruar gjatë bisedave të njerëzve, shkruan “Daily Mail”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco