Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Më shumë se 450 burra në Britani kanë bërë transplantim të penisit artificial vitin e kaluar

Më shumë se 450 burra në Britani kanë bërë transplantim të penisit artificial vitin e kaluar

22:08, 20/01/2019
A+ Aa A-

Institucionet shëndetësore në Britani të Madhe kanë kryer mbi 450 operacione të transplantimit të penisit gjatë vitit të kaluar. Shumica e pacientëve ishin të mbijetuar të kancerit dhe të sëmurë me diabet të tipit 1.

Mosha mesatare e pacientëve ishte mosha 57-vjeçare, ndërsa rreth 70 pacientë ishin të moshës 30 deri 40-vjeçare. Dr.Geoff Hackett, ish-president i Shoqatës Britanike për Mjekësi Seksuale, ka thënë se kjo mënyrë është mjaft e efektshme dhe shumica e burrave janë të kënaqur me rezultatet e operacionit.

Ai shtoi se shumë prej burrave që e kanë zgjedhur këtë metodë kanë provuar paraprakisht mënyra tjera të shërimit dhe se kjo ka qenë mundësia e tyre e fundit. Ky lloj operacioni përfshin vendosjen e një cilindri brenda penisit, i cili funksionon me sistem hidraulik për ta forcuar organin.

Këto ndërhyrje kirurgjike përdoren te pacientët që kanë probleme me funksionimin e organit intim. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 10 për qind e burrave në Britani të Madhe kanë vështirësi për kryerjen e marrëdhënieve intime, shkruan “Daily Mail”,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco