‘E hëna blu’ është nesër, çfarë duhet të bëni për të shmangur ditën më të trishtuar të vitit

‘E hëna blu’ është nesër, çfarë duhet të bëni për të shmangur ditën më të trishtuar të vitit

19:37, 20/01/2019
A+ Aa A-

Nëse të gjithë kanë menduar se është thjesht dhe vetëm një e hënë e zakonshme, në fakt jo. Nuk është klishe dhe këtë e pranon edhe psikologjia.

Kjo e hënë është zyrtarisht dita më depresive e vitit. Mos kërkoni më shumë arsye më shumë për të justifikuar “mjerimin” këtë janar  – nesër merrni përgjigje.

E quajtur “E hëna blu”, e hëna e tretë e janarit mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Për të flitet prej disa vitesh dhe, nga sa është kuptuar, “e hëna blu” nuk është më thjesht një “hashtag”, por rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është kjo e 21 janarit.

Psikologët shpjegojnë se formula merr parasysh kushtet e motit, borxhet, kalimin e festave, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por edhe nivelet e ulëta të motivimit.

Image

Ngjyrat e festave janë zëvendësuar nga mëngjeset e hershme, moti gri dhe sfidat e reja, diçka që bën që shumëkush të stërmundohet për të mbetur produktiv dhe pozitiv. Ditët bëhen më të shkurtra e më të errëta, ndërsa zgjimi më i hershëm. Energjia nis e mungon, por të gjitha këto janë të kapërcyeshme.

Megjithatë, studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Po çfarë duhet të bësh për të shmangur ditën më të trishtë të vitit?

Image

Për të evituar përjetimin e “së hënës blu” ka edhe disa këshilla:

1- Vendosni në tryezë shumë perime,

2-  Merrni sa më shumë vitaminë D,

3- Qëndroni aktivë,

4- Bëni shëtitje në natyrë,

5- Mos refuzoni marrëdhëniet seksuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco