Doni që fëmija juaj të jetë djalë? Ja çfarë fruti duhet të hani

Doni që fëmija juaj të jetë djalë? Ja çfarë fruti duhet të hani

18:35, 19/01/2019
A+ Aa A-

Sipas një studimi të ri, të publikuar nga “The Royal Society”, ushqimet që një nënë konsumon para ngjizjes mund të ndikojnë tek gjinia e fëmijëve, sidomos, ngrënia sa më shumë e bananeve (apo ndonjë ushqimi tjetër të pasur me kalium) mund të çojë në lindjen e djalit.

Gjatë studimit, ku u monitoruan 740 gra britanike gjatë shtatzënisë së parë (asnjëra prej tyre nuk ishte në dijeni të gjinisë së foshnjës), shkencëtarët zbulua se gjinia e bebes korrespondonte me dietën e nënës gjatë shtatzënisë.

Gratë të cilat lindën djalë kishin konsumuar më shumë ushqime të pasura me kalium dhe lëndë të tjera ushqyese para ngjizjes, ndërsa hulumtuesit shkencorë besojnë se mund të jetë faktori kryesor në parashikimin e gjinisë.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se gratë të cilat konsumojnë drithëra për mëngjes janë më shumë të predispozuara të lindin djalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco