6 maskat fantastike për flokë si prej kukulle

6 maskat fantastike për flokë si prej kukulle

13:05, 11/01/2019

Keni vite që lodheni duke provuar maska të ndryshme për flokët dhe akoma nuk ja keni dalë për të pasur flokë të gjatë dhe të shëndetshëm?

Por në fakt janë shumë faktorë që ndikojnë në mos rritjen e flokëve.

Pavarësisht maskave duhen shampo profesionale, flokët duhet të thahen sapo lahen që mos rrinë për shumë kohë të lagura gjithashtu duan përkujdesje dhe gjatë krehjes.

– Në këtë artikull do t’ju tregojmë maskat më të efektshme, që mund t’i bëni edhe në kushte shtëpie, që stimulojnë rritjen e flokëve dhe do i bëjnë të duken më të shëndetshme dhe më të shndritshme.

Maskë me vezë

Image

 Për maskën me vezë duhen këta përbërës:

1 vezë

6 lugë gjelle majonezë

1 lugë gjelle me mjaltë

– Dhe është shumë e thjeshtë edhe përgatitja e maskës:

– Bashkoni të gjithë përbërësit në një tas.

– Pastaj ndani flokët në katër pjesë dhe aplikoni maskën në të gjithë pjesët e flokëve.

– Pasi të aplikoni të gjithën në flokë, mbulojeni kokën me një qese plastike ose kapuç dushi, në mënyrë që të japë efektin e duhur.

– Lëreni maskën për 15-20 minuta, pastaj lani e ujë të ngrohtë.

Kjo maskë do ndihmojë që flokët mos t’ju dëmtohen më, t’ju këputen apo t’ju bëhen me yndyrë.

Maska me qumësht kokosi

Image
 Për këtë maskë do t’ju duhet:

1 lugë gjelle çaj jeshil

200 ml qumësht kokosi

– Përgatitja e maskës është shumë e thjeshtë

– Bëni bashkë qumështin e kokosit me dhe çajin jeshil në një tas.

– Pastaj këtë masë që krijuat aplikojeni mirë në të gjithë kokën.

– Ashtu siç treguam edhe për maskën e parë, mbështilleni kokën me një kapuç dushi, dhe lëreni përreth 20 minuta, pastaj pastrojeni kokën normalisht siç bëni çdo herë me shampon tuaj të zakonshme.

Përdoreni këtë maskë dy ose tre herë në javë, dhe do të keni gjithmonë flokë të shëndetshëm dhe të butë.

Maskë qepësh

Image
 Për këtë maskë që mund t’ju duket paksa e çuditshme, do t’ju duhet:

1 qepë

2 lugë vaj kokosi

1 gjethe të lules aloe vera

– Edhe përgatitja është më se e lehtë, grini qepët imët, pastaj qepëve ju shtoni xhelin aloe vera dhe vajin e kokosit.

– Aplikojeni këtë maskë në kokë dhe lëreni përreth 1 orë, që të japë efektin e duhur.

– Në fund lajeni kokën me ujë të ngrohtë.

Kjo lloj recete do bëj mrekulli nëse keni rënie flokësh, gjithashtu do ndihmojë që flokët ti keni gjithmonë të buta.

Maska me gjalp

Image
Përbërësit që do ju duhen për këtë maskë janë:

2 lugë ghee ghee është lloj gjalpi indian

1 lugë vaj ulliri

– Këta dy përbërës i bëni bashkë në një tas dhe pasi të jeni lidhur mirë, aplikoni maskën në flokë.

– Lëreni vetëm 20 minuta, pastaj lani flokët me shampo dhe ujë të vakët.

Ndihmon në flokët e djegur, gjithashtu pas kësaj maske flokët tuaj do shkëlqejnë dhe do i keni shumë të butë.

Maska me banane

Image
 Për maskën me banane do t’ju duhen:

1 ose 2 banane

2 lugë mjaltë

– Pasi të bëni bashkë bananet me mjaltin, përzieni mirë, aplikoni përzierjen në flokë të pastër dhe pak të lagur, pak minuta pasi keni dalë nga dushi.

– Mbuloni flokët me një kapuç dushi dhe mbajeni përreth 20 minuta.

– Pastroni flokët pas 20 minuta me ujë të vakët dhe me shampon tuaj të zakonshme.

Kjo maskë do ju trashë shumë flokët, nëse jeni lodhur me flokët e hollë.

Maskë me vaj kokosit

Image
 Për këtë maskë ju duhet:

2 lugë vaj kokosi

1 lugë me xhel nga lulja aloe vera

3-4 pika vaj livando

– Bëni bashkë gjithë këta përbërës në një tas, dhe aplikojeni nga rrënjët e flokëve deri te majat.

– Lëreni rreth 20 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohtë.

Kjo maskë do largojë yndyrën dhe do bëjë të mundur rënien e flokëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment