Këto shenja në këmbë janë si ‘alarm’.Ja çfarë tregojnë për shëndetin

Këto shenja në këmbë janë si ‘alarm’.Ja çfarë tregojnë për shëndetin

14:48, 10/01/2019
A+ Aa A-

 Shëndeti i këmbës lihet pas dore nga shumë njerëz. Ne kujtojmë se këmbët tona janë të shëndetshme derisa shfaqen problemet e para.

Nëse këto mund të duken si gjëra të zakonshme, ato në të vërtetë mund të jenë shenjë e patologjive më serioze që mund të trajtohen vetëm me ndihma mjekësore.

Image

Pra, cilat janë këto probleme dhe çfarë janë pasojat që kanë, nëse nuk trajtohen siç duhet?

Myku tek thonjtë e këmbës është si një “këmbanë” alarmi

Image

Onychomycosis (Myku) i gishtave të këmbës dhe thonjve është një fenomen i zakonshëm.

Shumë prej jush duan të dinë se si duket:

– SHENJAT:

thonj të trashë,

bëhet i brishtë dhe i shtrembër.

Në shumë raste, ky lloj myku mund të shërohet në shtëpi .

Rrallë krijon komplikime. Megjithatë, nëse nuk trajtohet në kohë, thoji ka gjasa të prishet – por ky nuk është rasti më i keq.

Sipas Mayo Clinic , infeksioni mund të përhapet, veçanërisht tek ata që vuajnë nga diabeti, apo kanë një sistem imunatar më të dobët nga të tjerët.

Në raste të tjera, ky lloj myku duhet të trajtohet nga mjeku. Ata që vuajnë nga diabeti, ose problemet me qarkullimin e gjakut ose nervat duhet të kërkojnë ndihmë nga një mjek specialist.

Këmbët e plasaritura janë një sinjal alarmi

Image

Edhe këmbët e plasaritura janë një shenjë e zakonshme për shumë prej nesh, dhe shpesh konsiderohen si një njollë e thjeshtë dhe askush nuk i kushton vëmendje të veçantë.

Në shumicën e rasteve, kjo dukuri, mund të trajtohet me mjetet që zotëroni në shtëpi, por KUJDES, pasi në disa raste çarja e kallove të këmbës mund të tregojë sëmundje serioze.

– Sipas HealthLine, këmbët e plasaritur mund të tregojnë diabetin, mungesën e vitaminave, apo dermatit atopic.

Image

Në rastet kur këto plagë janë shumë të rënda, mund të rrjedhin gjak. Nëse kjo ndodh, ekziston rreziku i kontraktimit nga infeksionet.

Kontaktoni menjëherë një mjek nëse vëreni dhimbje, djegje në pjesën e poshtme të këmbës, skuqje apo ënjtje.

Gungat në këmbë apo kallot a shkaktojnë probleme të mëdha?

Image

Nëse në këmbë do të keni gunga të dala apo kallo, kjo do të bëhet një pengesë për të veshur këpucët. Dhe shpesh janë këpucët ato që i shkaktojnë këto fenomene, veçanërisht nëse këpucët janë shumë të ngushta.

Shkaqe të tjera mund të shoqërohen me probleme kongjenitale në këmbë ose forma të ndryshme të artritit.

Në përgjithësi, gungat në këmbë ose kallot nuk tregojnë ose të shkaktojë ndonjë problem serioz. Megjithatë, prezenca e tyre në këmbët e njeriut mund ta bëjë të vështirë ecjen dhe të shkaktojnë dhimbje në këmbë.

– Sipas Mayo Clinic , kjo është shkaktuar nga:

–BORSITI (inflamacioni i zonave që përmbajnë lëngje në nyjet e këmbës);

–SHTRËMBËRIMI I GISHTAVE

–METATARSALGJIA, një patologji që shkakton dhimbje dhe inflamacion në pjesën e poshtme të këmbës.

Image

Mos harroni: Këmbët tuaja kanë një funksion themelor, prandaj trajtoni ato mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco