Ja kur duhet të zgjoheni që të mbeteni më lehtë shtatzënë

Ja kur duhet të zgjoheni që të mbeteni më lehtë shtatzënë

22:02, 05/01/2019
A+ Aa A-

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në një konferencë të Shoqatës Britanike të Fertilitetit. Sipas këtyre rezultateve, pothuajshe dy të tretat e grave që zgjohen herët kishin mbetur shtatzënë më lehtë. Në anën tjetër, vetëm një e treta e grave që rrinë zgjuar natën e kishin arritur të njëjtën gjë. Shkencëtarët besojnë se “gratë e mëngjesit” kanë gjasa më të mira për të mbetur shtatzënë dhe për t’iu shmangur më shumë sëmundjeve, në krahasim me gratë tjera.

Profesoresha Geraldine Hartshorne, e cila e udhëhoqi këtë studim, tha se gratë që zgjohen herët kanë prirje për ta pasur një jetë më të shëndetshme. “Ato zakonisht nuk pijnë duhan, nuk vuajnë nga mbipesha, diabeti apo sëmundjet e zemrës dhe të gjitha këto mund ta bëjnë më të vështirë synimin për të mbetur shtatzënë”, tha ajo.

 E pyetur për këshillat që do t’ua jepte grave që dëshirojnë të mbesin shtatzëna, profesoresha tha se ato duhet të flenë më herët dhe të zgjohen më herët, ndonëse në arritjen e këtij qëllimi ndikojnë edhe faktorë tjerë shëndetësorë, shkruan “Daily Mail”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco