Ushqim i lirë dhe i lehtë! Këshilla nga trajneri i fitnesit dhe kuzhinieri për natën e Vitit të Ri

Ushqim i lirë dhe i lehtë! Këshilla nga trajneri i fitnesit dhe kuzhinieri për natën e Vitit të Ri

20:43, 29/12/2018
A+ Aa A-

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në natën finale të këtij viti.

Çdo vit i mbaruar festohet për sukseset e arritjet nga gjithë bota, njëkohësisht, i urohet mirëseardhje edhe vitit tjetër, shkruan Syri Kosova.

Në Kosovë, është një traditë interesante e festimit, pasi tryeza mbushet me plotë ushqime të lloj-llojshme.

Mirëpo, parasysh duhet pasur edhe gjendjen ekonomike.

Prandaj, për Syri.Net/ Kosova, kuzhinieri Arian Lushta ka përgatitur një recetë të thjeshtë, të lirë në çmim por edhe shumë e shijshme.

Po ashtu, edhe trajneri i fituesit Gen Zeqiraj ka dhënë disa instruksione për ata persona që bëjnë fitnes.

Geni ka theksuar se nganjëherë duhet thyer rregullat, por, jo dhe ligjin. Gjithë ata që bëjnë fitnes le të bëjnë një sallatë të lehtë.

I pyetur se a ka nevojë për ndonjë ushtrim të lehtë për atë natë, trajneri ka sugjeruar që me 31 dhjetor të jetë pushim.

Mish muskuj viçi në tavë/Arian Lushta recetë

Përbërësit:

500 gram muskuj viçi

3 patate të ziera,

3 speca të kuq,

3 speca te gjelbra,

2 qepë,

3 karota,

3 presh te mëdhenj,

3 thelpinj hudhre,

Të gjitha këto i copëtojmë dhe i hedhim mëlmesa siç janë: krip, piper, vegetë dhe vaj ulliri pastaj i përziejmë  dhe i vëmë në një  tigan të thellë dhe i shtojmë 120 mililitra ujë.

Përgatitja e muskujve:

I copëtojmë në pjesë katrore i pjekim me vaj ulliri në një tigan për 3 minuta, pasi piqen i vëmë sipër perimeve dhe së bashku i fusim në furrë për brenda 1 orë e gjysmë, me temperaturë 150 gradë celsius.

Pastaj, i largojmë nga furra e mbulojmë me folje sipër dhe prapë e fusim në furrë për rreth 20 minuta deri sa të zbutën të gjithë përbërësit.

Kujtojmë se ky është një ushqim ekonomik për 4 persona.

Receta e trajnerit Gen Zeqiraj:

Image

Për fund, Geni dhe Ariani uruan lexuesit e syri.net dhe Syri Kosova për vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco