Ja çfarë do gatuajmë sot

Ja çfarë do gatuajmë sot

06:55, 28/12/2018
A+ Aa A-

Për këtë recetë të thjeshtë dhe mjaft të shijshme ju duhen 3 kofshë pule, 1 pako makarona, 1 qepë, pak majdanoz, 1 thelpi hudhër, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe 1/2 litër ujë.

Përgatitja

Grini imët qepën, majdanozin dhe hudhrën. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe më pas shtoni dy lugë gjelle nga salcë.

Teksa i përzieni mirë shtoni makaronat.  Shtoni kripë, piper dhe majdanoz. Shtoni edhe gjysmë litri ujë. I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë.

Ndërkohë në një tigan tjetër më vaj ulliri vendosni për të skuqur mishin e pulës. Mos harroni ti hidhni kripë.

Kaloni makaronat në një enë të madhe qelqi. Sipër i vendosni kofshat e pulës të skuqura. Shtojini ujë derisa ena të mbushet plotësisht.

Vendosini në furrë për t’u pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 1 orë. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco