Këto ushqime fatsjellëse duhet t’i keni patjetër mbrëmjen e Vitit të Ri

Këto ushqime fatsjellëse duhet t’i keni patjetër mbrëmjen e Vitit të Ri

20:20, 27/12/2018
A+ Aa A-

Pas dhuratave, ajo për të cilën po mendojmë është tryeza e Vitit të Ri. Për këtë ju përgatiteni prej ditësh për të zgjedhur ushqimet që duhen dhe për ta zbukuruar në mënyrën e duhur. Por përveç ushqimeve tradicionale, ka një listë ushqimesh që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj atë natë.

1.Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon prosperitet. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon progresin. Mishin e derrit mund ta konsumoni në të gjitha format e tij, si proshutë, pancetë, rosto etj.

2.Shega

Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!

3.Tavë me peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja.

B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

4.Thjerrëza

A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para në 2016-n! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane madje kjo traditë daton që në kohën romakëve.

5.Monedha e fshehur në ëmbëlsirë

Në ëmbëlsirën e vitit të ri mirë është të fshihni një monedhë. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq një dhëmb të thyer. Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë.

6.Orizi

Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura, por orizi është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përdorur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.

7.Lakra jeshile

Përveç se është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco