Vuani nga lëkura e thatë në dimër? Zhdukeni, me këto 5 këshilla

Vuani nga lëkura e thatë në dimër? Zhdukeni, me këto 5 këshilla

13:31, 27/12/2018
A+ Aa A-

Gjatë muajve të dimrit, temperaturat ulen shumë. Është e mundshme që lëkura juaj të vuajë nga kjo.

Për shkak të të ftohtit, lëkura juaj bëhet e thatë, çahet dhe kjo mund të shkaktojë irritim dhe kruajtje. Nuk është një kënaqësi e mirë! Për t’ju bërë të dukeni dhe të jeni më të bukur, me lëkurë të pastër,

Ne kete artikull kemi sjellë 5 këshilla si të shpëtoni nga lëkura e çarë nga i ftohti!

Kujdesuni siç duhet për lëkurën, me një krem ??hidratues.

Image

Përdorni krem me vitaminë E dhe aloe vera, këta përbërës do të qetësojnë lëkurën.

Aplikojeni kremin ??hidratues direkt pas tharjes së lëkurës suaj.

Në këtë mënyrë, lëkura juaj do ta mbajë lagështinë për një periudhë më të gjatë kohore.

Zbuloni tipin e lëkurës

Image


A e dini nëse keni lëkurë normale, të thatë apo të yndyrshme?

Nëse e dini se çfarë lloji lëkure keni, ju mund të përdorni produkte që janë bërë posaçërisht për lëkurën tuaj.

Kjo do ta bëjë kujdesin tuaj ndaj lëkurës më efektiv.

Kujdesi higjenik i lëkurës

Image

 Lajeni mirë lëkurën, duart me furçë që të largoni qelizat e vdekura të lëkurës.

Nëse lëkura juaj thahet, merrni një furçë, sfungjer të vogël dhe e pastroni.

– Largojeni të gjithë lëkurën e dëmtuar dhe lajeni.

Nëse nuk e bëni, qelizat e vdekura do të grumbullohen dhe kjo do të shkaktojë edhe më shumë thatësirë.

Zgjidhni me kujdes produktet e pastrimit

Image

Bëni kujdes me produktet e pastrimit që përdorni!

– Shumica e produkteve përmbajnë sapun, parfum, që shkaktojnë lëkurë të thatë.

Në vend të kësaj, zgjidhni një pastrues të bazuar në alkoolet yndyrore si: alkooli stearil ose alkooli cetearil, pasi këto nuk e thajnë lëkurën tuaj.

Pra, para se të blini një pastrues, gjithmonë kontrolloni listën e përbërësve.

Mos harroni depilimin

Image

Ne duhet ta pranojmë se, zakonisht harrojmë dhe përtojmë t’i rruajmë dhe heqim qimet nga këmbët në dimër, sepse askush nuk do t’i shohë ato.

Por a e dini se, rruajtja është në fakt e mirë për lëkurën tuaj?

– Nga rruajtja, ju jo vetëm që hiqni qimet e padëshiruara, por edhe hiqni qafe qelizat e vdekura të lëkurës.

Në këtë mënyrë, kremi hidratues që ju aplikoni në këmbët tuaja do të ketë më shumë efekt

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco