Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Ja çfarë ju ndodh nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm

Ja çfarë ju ndodh nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm

18:33, 25/12/2018
A+ Aa A-

Një studim i ri ka treguar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi, Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut.      

Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit. Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyç në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.

Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira. Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco