Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë, duhet të shqetësoheni pasi ...

Nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë, duhet të shqetësoheni pasi ...

20:36, 23/12/2018
A+ Aa A-

Herën tjetër pas seksit apo masturbimit, patjetër kushtoni kujdes spermës të cilin e keni nxjerrë jashtë, sepse ajo mund t’ju tregojë shumë për shëndetin tuaj.

Nuk është krejt njësoj çfarë është ngjyra e spermës, dendësia, aroma dhe sasia, sepse pikërisht këta parametra mund të tregojnë ndonjë sëmundje.

Për fillim, ta keni të qartë  nëse rastësisht në lëngun e spermës vëreni gjak, menjëherë caktoni kontroll te urologu, sepse mbase keni kancer apo ndonjë sëmundje të rrezikshme, e cila mund t’ju kushtojë si me maskulitet ashtu edhe me jetë!

Po ashtu, nëse sperma ju duket diçka më e zbehtë se zakonisht, madje edhe e tejdukshme, është koha për t’u brengosur. Mbase është fjala për ejakulimin retrograd gjendje kur një pjesë e spermës në vend që të nxirret jashtë nëpërmjet vrimës së uretres, e riorienton në traktin urinar.

Nëse e injoroni, pas një kohe mund të filloni të keni të ashtuquajturin “orgazëm në të thatë”, që “të gjuani në të zbrazët”, përkatësisht të ndieni kulmin seksual, mirëpo jashtë nuk mund të nxirrni asnjë pikë lëngu.

Fatkeqësisht, nëse nuk reagohet me kohë, implikimet e këtij çrregullimi janë impotenca dhe shterpësia.

Nga ngjyrat edhe më problematike janë sperma e verdhë dhe e gjelbër. Kjo me siguri është shenjë që jeni “prekur” me sëmundje seksualisht të transmetueshme apo me ndonjë infeksion tjetër.

Fatmirësisht, madje edhe kur është fjala për hlamidinë apo gonorrenë nëse reagohet shpejt do të shërohen tërësisht.

Me siguri as ju, si edhe as shumica e meshkujve nuk dëshironi të shikoni frytet e “punës tuaj të kaluar”, e aq më pak që t’i nuhatni. Mirëpo, do të duhej kohë pas kohe që t’i merrni erë spermës suaj, dhe nëse vëreni çfarëdo qoftë ndryshimi të erës, duhet që të konsultoheni me ekspertin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco