Ja çfarë do gatuajmë sot

Ja çfarë do gatuajmë sot

06:33, 22/12/2018

Përbërësit:

 4 fileta salmon i freskët
 8 lugë vaj ulliri
 4 lugë kafeje salcë soje
 4 lugë lëng portokalli
 4 lugë lëng limoni
 fara susami
 kripë

Përgatitja:

Ndezim furrën me 190°C.

Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës. Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni.

Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku.

I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë mesalcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer).

E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut.

E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco