Shkencëtarët kanë një lajm të mirë për gjumashët

Shkencëtarët kanë një lajm të mirë për gjumashët

19:05, 21/12/2018
A+ Aa A-

Duke parë të dhënat nga 21 vende, në shtatë rajone, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i vendosur prej tetë orësh rrisnin rrezikun e problemeve madhore kardiovaskulare, siç janë goditja e zemrës ose dështimi i zemrës, si dhe vdekja deri në 41%.

Por një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se “gjumashët” paraprakisht mund të kenë probleme të caktuara shëndetësore, që i bëjnë ata të flenë më gjatë, shpjegojnë autorët e studimit.

Ekipi, i udhëhequr nga Chuangshi Wang, Ph.D. student në McMaster, gjithashtu identifikuan një rrezik në rritje nga personat që flinin ditën.

Studimet e mëparshme në lidhje me këtë temë u zhvilluan kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Japoni. Studimi i ri sjell një pamje globale.

Por gjetjet janë ende në vëzhgim, që do të thotë se shkaku i problemeve të zemrës dhe rreziqeve nga vdekje mbetet i panjohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco