Ja çfarë do gatuajmë sot

Ja çfarë do gatuajmë sot

06:53, 21/12/2018
A+ Aa A-

Përbërësit:

* 1 pulë 2 kg mundësisht fshati
* 8 qepë të mëdha
* 200 gr gjalpë
* kripë, piper, specall
* 150 gr.arra të bluara

Përgatitja:

Pula pritet në racione dhe skuqet nga të gjitha anët në yndyrë. Largohet nga yndyra dhe vendoset në tavë përkohësisht.

Qepët priten imët dhe hidhen në yndyrë. Shtohet pak kripë dhe duke i përzier kohë pas kohe, fërgohen gjersa të zbuten. Hidhet kripë sipas nevojës, piper, specall dhe 2-3 lugë arra.

Çdo copë mishi kalohet në qepë dhe prapë radhitet në tavë ku do të piqet. Qepëve u shtohet ½ gotë ujë, e sa të marrin një valë, hidhen mbi mish. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 180 gradë C.

Gjysmë e pjekur, shtohen arrat dhe copat e mishit rrotullohen nga të gjitha anët. Nëse ka nevojë, shtohet ujë i nxehtë, tava mbulohet me kapak ose folie dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të zbutet mishi dhe të shteret uji por jo i tëri.

Dhjetë min. para përfundimit, zbulohet tava për t’u skuqur pula në yndyrë me qepë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco