Ja si ti hiqni frikën fëmijës para se të bëjë vaksinën

Ja si ti hiqni frikën fëmijës para se të bëjë vaksinën

19:47, 19/12/2018
A+ Aa A-

Nëse jeni të stresuar nga fakti sesi do të reagojë fëmija ditën që ka për të bërë vaksinën apo gjilpërën, ka disa mënyra si të qetësoni frikën e tyre. Mënyra si silleni ditën që do të shkoni te mjeku, bisedat që bëni rreth gjilpërës etj ndikojnë shumë në menaxhimin e frikës së fëmijëve.

Provoni këto 10 strategji për të reduktuar frikën e fëmijëve nga vaksinat:

1.Qëndroni të qetë: Shumë prindër kanë frikën e tyre për të përballuar ditën e vaksinës dhe këtë frikë ua transmetojnë edhe fëmijëve. Ankthi i prindit mund të rrisë ankthin e fëmijëve. Prandaj përpiquni të ruani maksimalisht qetësinë tuaj, transmeton “Living.al”.

2.Flisni për gjilpërat: Nuk duhet ta surprizoni fëmijën duke e çuar menjëherë tek doktori ku do të shikojë gjilpërën, por as nuk duhet t’ja thoni shumë herët që fëmija ta kalojë gjithë ditën me këtë ankth. Në varësi të moshës dhe sesa kupton fëmija, parapërgatiteni dalëngadalë pa e gënjyer. Mos i thoni as gënjeshtra të bardha që ata të besojnë tek ju.

3.Përkrahini moralisht: Mbështetja e prindërve e ngushëllon dhe ndihmon shumë fëmijën. Mund të merrni me vete një lodër të tij të preferuar teksa shkoni për të bërë vaksinën.

4.Mos lini shumë vaksina njëkohësisht: Mos i lini të gjitha vaksinat në një datë. Varet nga mosha e fëmijës dhe gjendja e tij sa është e mundur të përballojë. Për këtë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun paraprakisht.

5.Ofroni një shpërblim për argëtim: Premtojini fëmijës se pas vaksinës do të bëni një aktivitet që ai e pëlqen shumë, në mënyrë që t’i hiqni mendjen nga dhimbja e vaksinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco