Nëse keni puçrra të këtyre llojeve, shkoni urgjent tek mjeku

Nëse keni puçrra të këtyre llojeve, shkoni urgjent tek mjeku

19:59, 12/11/2018
A+ Aa A-

Puçrrat janë tashmë një pjesë e zakonshme e lëkurës së njeriut. Ato janë aq të zakonshme sa shpeshherë nuk kontrollohen tek mjeku. Sipas një studimi të fundit, ekspertët ngrenë alarmin për njerëzit duke ju këshilluar të vizitohen menjëherë nëse kanë puçrra të këtyre tipeve.

1- Qime të futur në mish.

pasi një qime futet në mish dhe qëndron për një kohë të gjatë, ajo infektohet duke krijuar një pucërr të mbushur me lëndë të dëmshme.

2- Puçrra ne ujë

Puçrrat e mbushura me ujë, me shikim të parë duken jo të dëmshme. Por në të vërtetë lëkura që i ka krijuar ka shumë infeksion dhe është shumë delikate ndaj faktorëve të jashtëm.

3- Puçrra të kthyera në plagë

Zakonisht puçrrat që krijohen mbi buzë janë shumë të rrezikshme. Ato përmbajnë një lloj qelbi i cili krijon infeksion të përhershëm. Nëse e prekni me dorë ka rrezik të përhapet kudo.

4- Pikat e zeza

Pikat e zeza në vetvete janë puçrra. Nëse ju keni të tilla në  lëkurë është e pamundur që t’i zhdukni vetë. Madje as maskat e zakonshme nuk ju bëjnë punë. Drejtohuni për tek dermatologu për të marrë përgjigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco