5 ushqimet që veprojnë më mirë se produktet kozmetike në lëkurën tuaj

5 ushqimet që veprojnë më mirë se produktet kozmetike në lëkurën tuaj

02:09, 25/10/2018
A+ Aa A-

Lëkurë e pastër dhe plot jetë është diçka që të gjithë e duan, por që nuk bëjnë sa duhet për ta patur . Veç gjenetikës, është stili i jetesës, dieta ushqimore dhe produktet kozmetike ato që ndikojnë në cilësinë e lëkurës. 

Produktet e fytyrës mund të jenë të kushtueshme dhe vijnë me jo pak efekte anësore , ndaj mënyra më e mirë për t’u kujdesur për lëkurën është ajo sa më pranë natyrales.

Përqëndrohuni tek ushqimet që mund të shkëlqejnë lëkurën tuaj dhe veprojnë si tonifukes hidratues e pastrues natyralë. 
1. Banania
Banania është e pasur në kalium dhe mund të veprojë si një hidratuese shumë e mirë. Vitamina B, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës kundër plakjes.
2. Mjalti
Mjalti është i pasur me antioksidantë që jo vetëm pastrojnë lëkurën, por edhe e mbrojnë atë nga bakteret e dëmshme. 
3. Molla
Mollët janë të pasura me vitaminë C. Ky është një lajm i mirë për lëkurën tuaj pasi kjo vitamin forcon dhe tonifikon lëkurën e hollë e të ndjeshme të lëkurës . Mollët gjithashtu mund të parandalojnë prodhimin e radikalëve të lira që shkaktojnë plakjen e parakohshme. 
4. Veza
Ngrënia e vezëve ose aplikimi i një maske veze në fytyrën tuaj është shumë e shëndetshme për lëkurën tuaj. Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A që ndihmon në riparimin e lëkurës. Klikoni ketu per te lexuar mbi efektin e të bardhës së vezës në fytyrë/ Receta e maskës
5. Karrota
Nëse doni që lëkura juaj të thithë rrezet e diellit më shpejtë dhe të nxihet në mënyrë uniforme provoni maskën me karrota dhe vaj ulliri. Karrota është e pasur në vitaminë A, e cila ndihmon në riparimin e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave të reja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco