Studimi i fundit, Alzheimeri mund të shkaktohet nga virusi herpes

Studimi i fundit, Alzheimeri mund të shkaktohet nga virusi herpes

23:36, 24/10/2018
A+ Aa A-

Gjysma e rasteve të personave të prekur nga sëmundja e Alzheimerit është shkaktuar nga virusi herpes. Një shkencëtar ka pohuar se ata që vuajnë nga çrregullimi i kujtesës kanë më shumë mundësi që të jenë të infektuar me Virusin Herpes Simplex, lloji 1.

Studimi i profesor Ruth Itzhaki zbulon se virusi shkakton rezerva të proteinave në tru, tek pllakat karakteristike të Alzheimerit.

Kështu, shumica e njerëzve të infektuar me HSV-1 mund të jenë të rrezikuar njëkohësisht edhe nga Alzheimeri. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në dëmtime të trurit.

Zbulimi mund të sjellë që trajtimi i Alzheimerit të bëhet me ilaçet që kurohet herpesit. Këtë gjë e tha Itzhaki, i cili ka kaluar më shumë se 25 vjet duke hetuar lidhjen e mundshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se dy të tretat e njerëzve nën moshën 50 vjeç janë të infektuar me virusin herpes, i cili shkakton plagë të ftohta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco