Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ju kanë lodhur rrudhat? Ja ushqimet për një fytyrë si adoleshente

Ju kanë lodhur rrudhat? Ja ushqimet për një fytyrë si adoleshente

09:44, 24/10/2018
A+ Aa A-

Për vitin 2017 sipas statistikave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Plastike Estetike, ka rezultuar që 17 milionë gra kanë kërkuar operacione plastike për të rregulluar lëkurën e fytyrës dhe të qafës.

Edhe pse operacionet plastike nuk janë mënyra më e lehtë për të pasur paraqitjen e dëshiruar nuk është më e shëndetshmja.

Ka me qindra maska bimore që të bëjnë efekt ndoshta në një kohë më të gjatë, por të shëndetshme.

Në këtë artikull po ju sjellim mënyrat fantastike për të shpëtuar nga rrudhat në fytyrë dhe në qafë. Këto mënyra do bëjnë të mundur të sfidoni moshën pa operacione plastike.

Mos konsumoni shumë sheqer

Image

Vazhdimisht duhet të keni dëgjuar që të hiqni dorë nga sheqeri, sepse është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Por ju mos u trembni, nuk duhet ta zhdukni fare nga kuzhina, por konsumoheni atë në sasi të limituar.

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar sheqeri, dhe ajo çfarë ju duhet të dini mirë, është sasia që juve mund ta konsumoni pa frikë.

Kur eliminoni sheqerin, prodhimi i kolagjenit do të shtohet, ku lëkura dhe trupi juaj do të jenë të fortë dhe të hidratuar.

Sasia e sheqerit që trupi juaj ka nevojë të konsumoni pa dëmtuar shëndetin tuaj është 6 lugë në ditë.

Por mbani në mend se pothuajse të gjitha ushqimet që ne hamë mund të përmbajnë sheqer, prandaj është e rëndësishme të shmangni sheqerin me kafe ose çaj në mëngjes.

Vaj i kokosit bën mrekulli

Image

Vaji i kokosit është përhapur shumë kohët e fundit dhe të gjitha vajzat kanë ngelur të kënaqura nga rezultati që ju ka dhënë.

Acidet yndyrore që ka vaji i kokosit mund të depërtojnë në lëkurë për shkak të peshës së ulët molekulare, dhe ata mund të mbrojnë proteinat natyrale të lëkurës suaj.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, vaji i kokosit mund të trajtojë në mënyrë efektive lëkurën e thatë, dhe eliminon rrudhat.

Ju mund të aplikoni një sasi të vogël të vajit të kokosit në lëkurë në mëngjes dhe të dyfishoni sasinë gjatë natës para se të flini.

Beta karoten dhe vitamina A

Image

Beta karoten ndihmon në riparimin e lëkurës së plakur, gjithashtu parandalon krijimin e rrudhave.

Ajo të bllokon dritën ultravjollcë të diellit nga dëmtimi dhe plakja e lëkurës dhe vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit dhe fibrave elastike në lëkurë.

Si vitamina A edhe beta karoten, gjenden në ushqimet si karota, patate të ëmbla, spinaq dhe kajsi.

Provoni lëngun e kastravecit

Image

Me dhjetëra maska kastraveci kanë rezultuar efektive në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat.

Kastraveci dhe lëngu i tij bën mrekulli kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës.

Lëngu i kastravecit ka shumë minerale që janë një komponent thelbësor për indet e shëndetshme të lëkurës, dhe acid askorbik që mund të parandalojë mbajtjen e ujit në lëkurë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco