Alarmi, diagnostikohen dy të sëmurë nga tuberkulozi në Durrës

Alarmi, diagnostikohen dy të sëmurë nga tuberkulozi në Durrës

14:26, 19/10/2018
A+ Aa A-

Dy raste me tuberkuloz janë zbuluar në qytetin e Durrës. Të prekurit jetojnë në zonën e Nishtullës në lagjen 14 të Durrës. Një mjek në Spitalin e Durrësit ka zbuluar se edhe një vit më parë është zbuluar një rast me tuberkuloz në komunitetin rom.

“Ka patur një rast një vit më parë me tuberkuloz dhe u trajtua me senatorium.  Në dispancerinë  e Durrësit, u kordinua u fut në mjekim zotëria dhe u rregullua. U morën masa për dizenfiktimin e zonës, duke pasur parasysh ku jeton kuminiteti rom. U bënë grafitë për negative, pozitiv mbeti vetëm ai zotëria. I shkuam në shtëpi duke i çuar dhe mjekimet në shtëpi. Duke pasur parasysh se kush është ky komunitet. Lamë që në analizat që nuk bëhen në Durrës dhe jemi në ndjekje konkrete. Aktualisht kemi dy raste që janë të menaxhueshme dhe e marrin mjekimin në shtëpi.  Masat që morën nga ana jonë dhe një shoqatë zviceriane morëm të gjitha antërarët e familjes dhe i dërguam për grafi. Po punojmë deri në fund  për të zgjidhur këtë rast.”, tha mjeku për Fax News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco