Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Kujdes: Humori i keq shkakton sëmundje!

Kujdes: Humori i keq shkakton sëmundje!

09:46, 23/09/2018
A+ Aa A-

Shumë specialistë sot nga vende të ndryshme të botës thonë se stresi i tepërt shkakton çrregullime në funksionet e zakonshme të trupit, duke prekur imunitetin.

Sistemi imunitar është roje e shëndetit

Sistemi ynë imunitar përbëhet nga organet imunitare, qelizat imune dhe molekula imune. Ky sistem është pjesa më e rëndësishme e trupit tonë, që ngarkohet me 3 detyra: mbrojtja imunitare, vetëstabilizimi dhe monitorimi.

Image

Mbrojtja imunitare është funksioni fizik më i rëndësishëm i sistemit imunitar. Kjo është aftësia e rezistencës kundër infeksioneve. Për shkak të aftësisë së mbrojtjes imunitare, njerëzit mund të lëvizin në këtë botë të mbushur me mikroorganizma, pa u shqetësuar për dëmtimin e qelizave të trupit apo infeksioneve nga bakteriet dhe viruset.

Vetëstabilizimi është aftësia e pastrimit të qelizave të vdekura, për të shmangur ndërhyrjen e këtyre qelizave në trupin tonë.

Monitorimi është një funksion shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Kur sistemi imunitar zbulon mutacione genetike, mund të eleminojë këtë gene.

Në gjendje normale, sistemi imunitar i trupit mund të luajë rolin e tyre në bashkërendim, për të garantuar qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin e mjedisit të brendshëm të trupit. Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë të kemi një jetë të shëndetshme. Por në disa situata, sistemi imunitar do të ketë çrregullime, që shkaktojnë dobësimet e mbrojtjes imunitare, të vetëstabilizimit dhe monitorimit.

Image

Rregullimet nëpër lidhjes së "sistemit nervor-sistemit endokrin-sistemit imunitar"

Sistemi imunitar mund të ndikohet nga elementet e ndryshme si ushqimet, niveli hormonal, stresi etj. Ky sistem ndryshon gjithmonë.

Lidhja e "sistemit nervor-sistemit endokrin-sistemit imunitar" është konsideruar si një ndër sistemet më të rëndësishme të rregullimit. Aktivitetet psikologjike dhe ndryshimi i humorit si stresi mendor, ankthi etj., mund të ndikojnë funksionet e sistemit nervor, duke shkaktuar çrregullimet e sekretimit të hormoneve, të cilat mund të dobësojnë aftësinë imunitare të trupit.

Humori i keq ndikon negativisht sistemin imunitar

Me zhvillimin e mjekësisë moderne, elementët psikologjikë dhe shpirtërorë ndikojnë sistemin imunitar përmes aktiviteteve të sistemit nervor. Prandaj, studimet mbi imunitetin tërhoqën shumë vëmendje.

Timusi është organ i specializuar i sistemit imunitar, funksion të cilin e realizon nëpërmjet prodhimit të qelizave T. Çdo qelizë T sulmon një substancë të huaj, të cilën e identifikon nëpërmjet receptorëve specifikë të saj. Secila nga qelizat T sulmojnë antigenë të ndryshëm (substanca të huaja të ndryshme). Roli i timusit është të mbrojë nga kanceri.

Image

Në shekullin e 19-të, është zbuluar se në timus ekzistojnë shumë sisteme nervore. Këto nerva luajnë rolin e rregullimit për aktivitetet e qelizave të timusit. Në gjendje normale, nervat adrenergike mund të frenojnë aktivitetin e qelizave të timusit dhe nervat kolinergike mund të ngacmojnë aktivitetet këtyre qelizave.

Sipas studimeve përkatëse, pacientët me sëmundjet mendore si depresion, etj mund të kenë anomali neurologjike, që shkaktojnë shpejtimin e ngushtimit të strukturave të timusit dhe çrregullimin e funksioneve nervore të këtij organi. Këta pacientë mund të kenë anomali të sekretimit dhe sasisë së qelizave IL-2 dhe IL-6. Çrregullimet e funksioneve të qelizave imunitare mund të shkaktojnë anomali të reagimeve imunitare. Kjo tregon se depresioni, stresi mendor dhe ankthi afatgjatë mund të shkaktojnë plakjen e përshpejtuar dhe çrregullim të funksioneve imunitare, duke sjellë sëmundje të ndryshme.

Nga ana tjetër, disa neuro-transmetuesit mund të marrin pjesë drejtësisht në procesin e reagimeve dhe efekteve imunitare. Për shembull, histamina është një neuro-transmetues që lidhet me gjumin, sekretimin e hormoneve, rregullimin e temperaturës, oreksin, kujtesën dhe aktivitete të tjera të sistemit nervor. Prodhimi i histamines ndikohet nga aktivitetet psikologjike.

Për shkak të ndryshimit të papritur të mjedisit të jetës etj, mund të kemi luhatjet të shumta humori, stres të madh mendor, ankth dhe gjendje të tjera abnormale psikologjike, mund të kemi kruarje të shpeshta të lëkurës neuro-pezmatime etj.

Këto neuro-pezmatime të lëkurës mund të bëhen më të dukshme gjatë natës, duke ndikuar cilësinë e gjumës.

Image

Kontrolli i humorit duhet të zbatohet në praktikë

Kur elementet psikologjike dhe mendore ndikojnë funksionet e sistemit imunitar, çrregullimet e sistemit imunitar mund të sjellin ndikim tek sistemi nervor qendror duke shkaktuar ethe, për përziera, lodhjes etj, të cilat do të ndikojnë më tej gjendjet psikologjike dhe mendore. Kjo mund t'u sjellë çrregullimeve në sistemin imunitar. Prandaj, duhet të merren masa aktive dhe ndërhyrje të përshtatshme.

Sipas mjekësive të ndryshme kryesore që përfshin mjekësinë tradicionale kineze, stresi i tepërt mendor dhe ai psikologjik mund të shkaktojnë çrregullime dhe pengesa të funksioneve fizike që përshijnë funksionet imunitare.

Image

Prandaj, në jetën e përditshme, duhet të kemi qëndrim pozitiv dhe optimist, për të shmangur stresin, ankthin e tepërta dhe gjendje të tjera jo të mira psikologjike. Përballë problemeve, duhet të ruajmë qetësinë mendore dhe të mos shqetësohemi. Në kohën e zakonshme, duhet të shmangim luhatjet e tepërta të humorit. Në të njëjtën kohë, duhet të krijojmë shprehi të mira të jetës. Puna duhet të kombinohet me aktivitetet e pushimit. Duhet të heqim dorë nga duhanpirja, pirja e tepërt e alkoolit, duke krijuar një atmosferë të mirë jete dhe duke mbajtur një gjendje pozitive psikologjike dhe mendore. Kjo do të ulë rrezikun e çrregullimeve të funksioneve të sistemit imunitar të shkaktuar nga gjendja e keqe psikologjike si dhe do të vonojë procesin e parakohshëm të plakjes, duke ndihmuar në jetëgjatësi dhe përmirësuar cilësinë e jetës shëndetësore. /Xu Guang, CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco