Keni shumë rrudha në ballë, urgjent tek mjeku! Vuani nga disa sëmundje mjaft të rrezikshme

Keni shumë rrudha në ballë, urgjent tek mjeku! Vuani nga disa sëmundje mjaft të rrezikshme

17:37, 15/09/2018
A+ Aa A-

Njerëzit me rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sugjeron një studim i ri.

Sipas një studimi 20-vjeçar të kryer në Francë, rrudhat e shumta në ballë mund të jenë si shenjë alarmi për probleme potenciale, si sëmundjet e zemrës apo goditja në tru.

Personat që kanë shumë rrudha të theksueshme në ballë mund të jenë 10 herë më të rrezikuar të vdesin nga një sëmundje kardiovaskulare, shkruan autorja e studimit, Yolande Esquirol, profesoreshë e asociuar te “Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse”, transmeton shendeti.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e kësaj lidhjeje, megjithatë një teori është se mund të ketë të bëjë me ngurtësimin e arterieve në trup për shkak të formimit të pllakës bakteriale. Duke qenë se enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato mund të jenë më të ndjeshme ndaj formimit të kësaj pllake bakteriale.

Në studim theksohet se rrudhat nuk janë akoma një metodë e mirë për diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare – krahasuar me metodat aktuale si kontrolli i tensionit të gjakut dhe niveleve të lipideve dhe glukozës në gjak.

Gjatë studimit, që ka zgjatur për 2 dekada, u analizuan të dhënat shëndetësore të 3200 personave. Studimi u prezantua në Konferencën Evropiane të Kardiologjisë në Mynih.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco