Kujdes! Këto ilaçe mos i përgatisni në shtëpi, ...mund të jenë të rrezikshme!

Kujdes! Këto ilaçe mos i përgatisni në shtëpi, ...mund të jenë të rrezikshme!

18:16, 15/08/2018
A+ Aa A-

Ilaçet për sëmundje të ndryshme shpesh herë i përgadisim me produktet që i kemi në shtëpitë tona. Mirëpo, këto ilaçe popullore mund të mos jenë çdo herë të duhurat dhe mund të shkaktojnë edhe dëme anësore.

Disa nga ilaçet popullore që është më mirë të mos i përdorim janë:

Pastë dhëmbësh për aknet

Pasta e dhëmbëve mund t’i përthajë puçrat falë prezencës së sodës. Megjithatë ka shumë kimikate të shtuar (si alkooli, peroksidi i hidrogjenit dhe mentoli) në pastën e dhëmbëve, që mund të irritojnë lëkurën tuaj.

Pastrues lëkure nga arrat

Skrabi nga arrat për të larguar qelizat e lëkurës së vdekur nga trupi është një ide e keqe. Edhe pasi t’i shtypni arrat do të ketë shumë tehe të dhëmbëzuara, që përbëjnë rrezik për çarje të lëkurës.

Maska me të bardhën e vezës

Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm maskat me të bardhën e vezës nuk i bën asnjë të mirë lëkurës. Përveç kësaj përmban rrezikun e infeksionit të salmonelës, i cili mund të shkaktojë diarre, ethe dhe shtrëngime barku.

Gjalpë për djegie

Mos përdorni kurrë gjalpë për të shëruar djegiet. Diçka e tillë mund t’iu vendosë përballë rrezikut për infeksion, pasi në gjalpë mund të rriten bakterie. Kur digjeni, hidhini shpejt ujë të ftohtë në vendin që digjeni, aplikoni krem me antibiotik dhe mbulojeni me të vendin ku jeni djegur.

Kos për infeksione mykotike

Një keqkuptim i zakonshëm është se kosi heq qafe infeksionet mykotike. Për fat të keq nuk ka të dhëna që të vërtetojnë diçka të tillë. Përdorimi i këtij produkti madje mund të çojë edhe në infeksione të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco