Ja cila është dita më e mirë e muajit për të lënë gruan shtatzënë

Ja cila është dita më e mirë e muajit për të lënë gruan shtatzënë

17:34, 13/08/2018
A+ Aa A-

Shumë faktorë janë jashtë kontrollit tënd kur vjen puna te shtatzënia, por fatmirësisht koha kur t’i përpiqesh ta bësh këtë gjë është në dorën tënde

Pra, ti ke vendosur që do të bësh një fëmijë. Urime! Ky është lajm fantastik. Por janë shumë gjëra që duhen menduar- përfshirë se si mund të rritësh shanset për të mbetur shtatzënë.

Mendohet se një në shtatë çifte e kanë shumë të vështirë të mbeten shtatzënë dhe në më shumë se 40 përqind të rasteve, shkaqet janë të pashpjegueshme.

Për ata që kanë në plan të zgjerojnë familjen dhe duan të maksimizojnë shanset e tyre për të patur sukses, shkencëtarët kanë zbuluar muajt dhe periudhën specifike të ditës, kur duhet të përpiqesh të mbetesh shtatzënë. Një studim i Spitalit të Universitetit të Zyrihut mbi spermën dhe aktivitetin e saj tregoi disa të dhëna interesante.

Koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë

Ata analizuan kampione sperme të mbi 7,000 burrave të moshës 25 deri në 40 vjeç, të cilët po merrnin trajtime mbi fertilitetin. Gjatë analizës ata kërkuan për gjëra të tilla si përqendrimi i spermës, numri i spermatozoidëve, lëvizshmëria progresive dhe morfologjia normale.

Studiuesit zbuluan se spermatozoidët kanë orën e tyre biologjike dhe se janë më aktive në orët e para të mëngjesit. Kampionet e mbledhura herët në mëngjes, përpara orës 07:30, treguan nivelet më të larta të përqendrimit dhe të morfologjisë normale.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Brigitte Leeners e përshkruajti këtë spermë si e cilësisë më të mirë. Ajo tha se mund të përdorej për të përmirësuar fertilitetin natyral.

Pra, nëse po përpiqesh të kesh një fëmijë, mund të marrësh një sy gjumë të mirë gjatë natës dhe të vendosësh alarmin herët për një seks mëngjesi.

Por kjo nuk ishte e gjitha çfarë zbuloi studimi. Rezultatet kanë treguar se kampionet e mbledhura në muajt e pranverës, të marsit, prillit dhe majit kishin një përqendrim më të lartë spermatozoidësh.

Ka një numër mënyrash se si mund të përpiqesh të përmirësosh fertilitetin tënd.

Kjo përfshin të reduktosh sasinë e alkoolit të konsumuar, të hash shumë ushqime organike, duke u kujdesur për peshën, të heqësh dorë nga duhani dhe të pish më shumë ujë. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë të heqësh dorë nga pilulat kontraceptive gjashtë muaj përpara se të përpiqesh të ngelësh shtatzënë, sepse mund të kërkojë pak kohë që fertiliteti i plotë të rikthehet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco