Viagra jo vetëm për seks/ Ekspertët: Mund tu kthejë shikimin të verbërve

Viagra jo vetëm për seks/ Ekspertët: Mund tu kthejë shikimin të verbërve

17:25, 13/08/2018
A+ Aa A-

Një eksperiment 2-vjeçar i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Kolumbias në Neë York sugjeron se pilulat Viagra mund të kthejë shikimin dhe mund të riparojë edhe dëmet që tashmë janë bërë.

Arsyeja e gjithë këtij eksperimenti është verbëria e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 600.000 britanikë që mendohet se kanë pësuar një humbje të shikimit si rezultat i kësaj.

“Viagra ofron potencial të rëndësishëm për mbajtjen dhe rimëkëmbjen e shikimit. Është e dukshme që pacientët kanë mbetur stabël dhe ka një përmirësim të ndjeshëm në vizionin në një pjesëmarrës”, shtuan hulumtuesit.

Profesori Sobha Sivaprasad nga Kolegji Mbretëror i Ophthalmologëve tha se gjetjet për viagrën ishin inkurajuese, ndonëse studimi ishte i vogël.

“Tani kemi nevojë për studime më të mëdha për të replikuar këto zbulime përpara se viagra të përdoret si një trajtim”, paralajmëroi ajo.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që viagra mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh, nga sulmet në zemër dhe sëmundjet e mushkërive deri tek çmenduria. /klankosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco