Ndotja e ajrit ndikon seriozisht në shëndetin tuaj, rritet numri i vdekjeve

Ndotja e ajrit ndikon seriozisht në shëndetin tuaj, rritet numri i vdekjeve

01:04, 04/08/2018
A+ Aa A-

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj niveleve të ulëta të ndotjes së ajrit mund të shkaktojë ndryshime në zemër, të ngjashme me ata që janë në fazat e hershme të sëmundjeve kardiovaskuale.

Një studim me 4 mijë njerëz në Britani zbuloi se ata që jetojnë zona të zhurmshme me rrugë plot me trafik kanë rrezik më të madh se ata që jetojnë në vende më pak të ndotura. 

Për çdo shtesë me një mikrogram për metër kub të PM2.5 (grimcat e vogla të ndotjes së ajrit) dhe për çdo 10 mikrogramë shtesë për metër kub të dioksidit të azotit, zemra zgjerohet  me rreth 1%.

Studiuesit kërkojnë që qeveria të ndërhyjë sa më shpejt për të reduktuar ndotjen e ajrit.

"Ndotja e ajrit duhet të shihet si faktor i rrezikshëm. Mjekët dhe populli duhet të jenë të vetëdijshëm për ekspozimin e tyre kur mendojnë për shëndetin e zemrës, ashtu sic mendojnë për presionin e gjakut, kolesterolin dhe peshën", tha doktori Nay Aung, i cili ndoqi studimin.

Një problem shumë serioz paraqitet edhe në Tiranë, ku edhe ndotja sa vjen e rritet nga karburanti i keq dhe ndërtimet pa kriter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco