Alkooli nuk është i dëmshëm? Ja çfarë sëmundjesh shëron

Alkooli nuk është i dëmshëm? Ja çfarë sëmundjesh shëron

19:35, 02/08/2018
A+ Aa A-

Nëse ju pëlqejnë darkat me miqtë, është momenti për të pirë një gotë. Njerëzit e moshës së mesme që konsumojnë rreth 175ml verë në ditë, janë më pak të prekur nga sëmundja e demencës.

Këtë e thotë një studim i ri. Hulumtuesit thonë se përqindja e ulët e alkoolit në trup mbron zemrën duke ulur rrezikun e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare, si psh: infarkti.

Në studimin e publikuar nga ‘British Medical Journal’, studiuesit anketuan më shumë se 9 mijë persona për 23 vite për të ekzaminuar nivelin e alkoolit, të lidhur me demencën.

Pjesëmarrësit rreth moshës 50 vjeç treguan se alkool konsumuan ndër vitet 1985-2004.

Vetëm 397 persona u diagnostikuan me sëmundjen e demencës. Shkencëtarët në Universitetin Paris-Saclay në Francë zbuluan se ata që nuk pinin alkool kanë 47% rrezik të preken nga demenca, në krahasim me ata që konsumuan 1-14 gota verë në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco