FOTO/ Kujdes! Mos lëvizni zbathur në plazh!

FOTO/ Kujdes! Mos lëvizni zbathur në plazh!

21:05, 31/07/2018
A+ Aa A-

“Kurrë mos u mbuloni në rërë dhe mos i lejoni as fëmijët ta bëjnë një gjë të tillë”

Kur jemi në plazh, rrallë shqetësohemi për parazitët që mund të jenë në rërë.  Kelli Mulhollen Dumas nuk u alarmua aspak kur i biri 17-vjeçar u kthye nga plazhi në shtëpi me disa shenja ngjyrë pink në këmbë.

Pasi u kthye nga plazhi në Florida të SHBA-ve, Michael kishte disa puçrra që u morën trajtë të kuqe dhe i kruheshin.  Por me të zbuluar se këto ishin shkaktuar nga disa larva të lëkurës, të njohura ndryshe si “hookworm”, të gjithë nisën të shqetësohen së tepërmi.

Kjo gjendje çonte në përhapje të puçrrave në lëkurë, një infeksion që shkakton skuqje në rritje, kruajtje dhe flluska. Simptoma të tilla paraqiten zakonisht në ato pjesë të trupit që janë ekspozuar ndaj tokës së kontaminuar me larva të lëkurës. Në plazh adoleshenti i kishte futur shokët e tij ta mbulonin të tërin me rërë e madje kishte shkrepur edhe foto të cilat i kishte postuar në rrjetet sociale. Nëna e tij tha se nga 17 persona që kishin qenë së bashku në plazh, 7 ishin prekur nga të njëjtat simptoma.

Në një postim sensibilizues në rrjetet sociale, Kelli Mulhollen Dumas, shkroi: “Kurrë mos u mbuloni në rërë dhe mos i lejoni as fëmijët ta bëjnë një gjë të tillë.”

Pasi u kontaktua nga familjarët, Departamenti i Shëndetit në Plazhin Pompano tha se të gjithë e dinin që në këtë plazh duhej të lëviznin me sandale ose këpucë.  Por Kelli Mulhollen Dumas këmbëngul që një gjë të tillë nuk e dinin të gjithë dhe bëri thirrje për rritje të sensibilizimit. Media lokale paralajmëroi të gjithë ata që nisen për në plazh të sigurohen mbi rrezikun e rënies në kontakt me pjesë rëre të kontaminuar dhe mundësisht të përdorin sandale. /tvklan

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco