Flini keq? Ja ushqimi i thjeshtë që nuk e kishit menduar kurrë për gjumë të rehatshëm

Flini keq? Ja ushqimi i thjeshtë që nuk e kishit menduar kurrë për gjumë të rehatshëm

14:46, 26/07/2018
A+ Aa A-
Nuk është sekret që ajo çka hani dhe sasia që hani në darkë ndikojnë mbi gjumin. Por a e dinit që është një ushqim fare i zakonshëm që mund t’ju ndihmojë për tetë orë gjumë të qetë? Dietologia australiane Sharon Natoli thotë se vezët për darkë janë ndër qetësuesit më të mirë natyralë. “Ndonjëherë diçka e thjeshtë si vezë për darkë mund të jetë një qetësues natyral, sepse e bardha e vezëve ndihmon trupin të përgatitet për gjumë duke prodhuar melatoninë”, tha Natoli për Daily Mail Australia. “Veza është burim i pasur me tryptophan, amino acid që ndihmon të flesh më mirë për periudha më të gjata duke i thënë të pushojë natën”. Sharon shtoi se vezët nuk ndihmojnë vetëm për gjumë më të rehatshëm, por ndihmojnë edhe kundër shtimit në peshë, plakjes e madje edhe për uljen e nivelit të stresit. Në lidhje me sasinë, Australian Eggs thotë se kolesteroli i tyre nuk është i keq për trupin dhe dy vezë në ditë bëjnë shumë mirë. Veza përmban me shumicë edhe vitaminat B, përfshirë B12, B5, biotin, thiamine e riboflavin bashkë me selenium. Ato ndihmojnë për lëkurë, flokë e thonj të shëndetshëm./d.i/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco