Tiroidet, jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë?

Tiroidet, jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë?

15:00, 25/07/2018
A+ Aa A-

Rëndësia e jodit në mirëfunksionimin e gjëndrës tiroide

Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) lugë jod. Ky element kimik është i domosdoshëm në prodhimin e hormoneve të tiroides, që kanë një rol kyç në proceset metabolike qelizore dhe funksionet jetësore, si në rritjen dhe zhvillimin e disa organeve; në veçanti të trurit dhe SNQ-së (Sistemit Nervor Qendror).

Ndaj furnizimi me jod në sasinë e duhur është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut, duke nisur nga fëmijët e deri tek moshat e treta.

Sasia e jodit që rekomandohet për fëmijët është 90-120 mcg/ditë, ndërsa për të rriturit është 150 mcg në ditë. Duhet bërë kujdes që jodi të merret në sasinë e duhur, veçanërisht në periudhën e shtatëzanisë (200 mcg/ditë), si dhe gjatë ushqyerjes me gji të foshnjave, për t'iu mundësuar një zhvillim normal.

Mungesa apo tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për komplikacione shëndetësore. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja, të cilat njihen si T4 dhe T3.

Mungesa e hormoneve të tiroides në organizëm shoqërohet me:

Lodhje

përgjumje

apati

gjendje emocionale e rënduar

shtim në peshë

rrahje të ngadalta të zemrës

lëkurë dhe flokë të thatë

kapsllëk etj.

Pamjaftueshmëria e hormonit të tiroides te fëmijët shkakton vonesë në zhvillimin fizik dhe mendor, defekte në të folur dhe në dëgjim, ulje të përqendrimit, vështirësi në të mësuar, paralizë etj.

Ndërsa te gratë shtatzëna, mosmarrja e jodit në sasinë e duhur mund të sjellë si pasojë dështimin, lindje të parakohshme, lindje nën peshë etj.

E ndryshme situata kur kemi tepricë të hormoneve të tiroides. Personat që kanë vlera të shtuara të këtij hormoni janë hiperaktivë, mendojnë dhe flasin shpejt, bëjnë veprime tepër të nxituara, janë intolerantë ndaj të nxehtit, kanë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje të lartë, rënie në peshë, etj.

Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem për të gjithë vendin. Studimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik kanë treguar se më tepër se gjysma e popullsisë kanë mungesë të jodit në organizëm. Ndaj përveç ushqimeve që përmbajnë jod (prodhimet e detit, patatja, hurma, speci, domatja, etj), rekomandohet të përdoret gjithmonë kripa e jodizuar.

Çrregullimet e tiroides mund të prekin të gjitha moshat, por më së shumti janë të rrezikuara ato madhore dhe kryesisht të seksit femër. Moskurimi në kohën e duhur shoqërohet me pasoja të rënda në organizëm, deri edhe të rrezikshme për jetën. Ndaj nëse keni disa nga simptomat e lartpërmendura duhet patjetër të konsultoheni me mjekun endokrinolog për të diagnostikuar dhe mjekuar patologjitë që lidhen me tiroiden.

Prej vitesh, Spitali Amerikan i ka dhënë zgjidhje edhe rasteve më komplekse. Departamenti i endokrinologjisë ofron një gamë të gjerë dhe të plotë ekzaminimesh për të trajtuar të gjitha patologjitë e gjendrës tiroide.

Për më shumë informacion ose vizitë me një nga mjekët endokrinologë në Spitalin Amerikan 1, 2 dhe 3, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco