Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A është ankthi im gjenetik?

A është ankthi im gjenetik?

07:31, 07/07/2018
A+ Aa A-

Si terapiste punoj shpesh me shumë klientë që vuajnë nga ankthi. Sot çrregullimi i ankthit është një nga çrregullimet mendore më të përhapura, sidomos në ShBA. Rreth 40 milionë njerëz luftojnë çdo vit me ankthin. Një pyetje që ka lindur nga shumë njerëz "A është ankthi im gjenetik?"

Në shumë qarqe, pyetja nëse ankthi është gjenetik apo vjen me kalimin e kohës është shumë e përhapur.

Shumë thonë se ankthi është gjenetik, ndërkohë që të tjerët janë të mendimit se përvojat e jetës dhe situatat e vështira në jetë janë shkaqet kryesore të ankthit dhe çrregullimeve të tjera, përfshi depresionin. Megjithatë, shumica e kërkimeve dhe psikologëve do t'ju thonë se ankthi është një gjendje që është zhvilluar nga ndërthurja e gjenetikës me ndodhitë e pakëndshme të jetës.

Psikologjia thekson se nuk janë të pakta rastet kur klienti e ka trashëguar ndjenjën e ankthit nga prindërit. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e fëmijëve jetojnë me prindërit për shumë vite dhe shpesh mësojnë nga metodat e prindërve gjatë jetës. Kjo përfshin edhe momentet kur njëri nga prindërit përjeton ankth dhe e shfaq atë.

Çfarë thotë shkenca për natyrën gjenetike të ankthit?, shkruan CRI.

Studimet tek binjakët mbi çrregullimet e ankthit tregojnë një bazë gjenetike për zhvillimin e një gjendje ankthi. Kjo sugjeron që ekziston një marrëdhënie relativisht e fortë gjenetike. Disa kërkime të Çrregullimit të Përgjithshëm të Ankthit tregojnë një "rrezik të moderuar gjenetik" në 30%.

Ndërkohë, studiuesit besojnë se mund të ketë shumë gjene të ndryshme përgjegjëse për zhvillimin e çrregullimit të ankthit si ai i zakonshmi ashtu edhe gjendja e panikut. Kuptimi i geneve është ende një fushë e re në mjekësi prandaj bashkësia kërkimore shpreson të bëjë më shumë zbulime me shtimin e studimeve në të ardhmen.

Një gjetje e rëndësishme në kërkime thotë se ekzistojnë disa karakteristika personaliteti ose temperamenti që zakonisht transferohen gjenetikisht ose trashëgohen tek anëtarët e familjes.

Një shembull, besimi është se sjellja e motivuar nga ankthi shpesh shfaqet si shmangia, stresi dhe tërheqja në situata të panjohura dhe me njerëz të panjohur. Teoricienët deklarojnë se për 15-20% të fëmijëve që demonstrojnë këtë lloj sjellje, ata janë në rrezik të shtuar për çrregullime ankthi (Ollendick, Shortt & Sander, 2008). Hulumtimi gjithashtu tregon se ato fëmijë me më shumë reagime ekstreme në këto situate të panjohura mund të kenë rrezik më të lartë për diagnozë klinike, duke sugjeruar një predispozitë më të forte gjenetike.

Ankthi, Teoria e të Mësuarit dhe Roli i Mjedisit

Nga ana tjetër, studiuesit e ankthit gjithashtu përmendin teorinë e të mësuarit social si një kontribues i rëndësishëm ose lidhje me zhvillimin e kushteve të ankthit klinik. Ekzistojnë kryesisht katër mënyra në të cilat shpjegohet zhvillimi i ankthit:

Frika dhe ankthi mësohen nga ekspozimi ndaj disa ngjarjeve traumatike dhe kjo lidhet me disa përvoja të mëparshme (psh. Jeni kafshuar nga një qen pasi më pare nuk keni pasur eksperienca të tilla me qentë.

Njerëzit e mësojnë ankthin dhe frikën duke parë reagimet dhe përvojat e atyre përreth, që shërbejnë si model.

Frika dhe ankthi mund t'i lënë vend njëra-tjetrës vetëm duke folur për situate objekte apo njerëz.

Përmes shmangies, fëmijët mund të përforcojnë negativisht simptomat e ankthit me kalimin e kohës duke çuar në zhvillimin e një gjendje ankthi klinike.

Siç e shihni, të pyesësh nëse është ose jo ankthi gjenetik, është njësoj si të pyesësh "E bëri veza pulën, apo pula vezën?"

Specialistët thonë se nevojiten ende më shumë kërkime për të dhënë përgjigje përfundimtare për këtë pyetje.

Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri. Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut – ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë. Pra, një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës tonë atëherë ai kthehet vetë në një problem. Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të harxhojmë shumë energji emocionale, dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Lajmi i mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme

-Mësoni të bashkëjetoni me ndjenjën e pasigurisë

Personat që vuajnë nga ankthi kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme siguri të plotë për çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ata shqetësohen gjatë gjithë kohës për çfarë mund të ketë ndodhur apo çfarë do ndodhë. Për më tepër, ata përqendrohen kryesisht tek skenarët negativë të së ardhmes. E vërteta është që sado që të vrisni mendjen për çka mund të sjellë e ardhmja, përsëri nuk mund ta bëni jetën më të parashikueshme. -Mos i lejoni ankthit të zaptojë gjithë orët e ditës tuaj

Nëse i dedikoni një pjesë të mirë të ditës mendimeve ankthioze atëherë është shumë e vështirë që të jeni produktivë dhe të funksiononi shëndetshëm. Por në vend që të përpiqeni t'i zhdukni këto mendime plotësisht, mund të jetë më e suksesshme që të mësoni se si të krijoni një hapësirë kohore të caktuar për to. Për të arritur këtë qëllim, caktoni një orar dhe një vend për t'ia dedikuar ankthit (le të themi 6:00- 6:20 në dhomën e gjumit). Ky orar dhe vend është mirë të jenë të njëjtët çdo ditë. Gjithashtu sigurohuni që orari nuk është afër orarit të gjumit se përndryshe mund të keni problem me gjumin. Thojini vetes që vetëm gjatë këtij orari jeni të lejuar të mendoni për gjëra që ju shkaktojnë ankth, ndërsa në pjesën tjetër të ditës nuk do i lejoni ankthit t'ju zaptojë. Nëse gjatë ditës ju vjen në mendje një mendim që ju shkakton ankth, mbajeni shënim dhe thojini vetes që do i riktheheni gjatë orarit të caktuar. -Mësoni si të qetësoheni dhe relaksoheni

Ankthi nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Teknika të ndryshme mund të përdoren për të arritur këtë qëllim, dukë përfshirë këtu relaksimin progresiv të muskujve, frymëmarrjen e thellë dhe jogën ose meditimin. Relaksimi progresiv i muskujve përfshin tensionim sistematik të grupeve të muskujve në trup dhe më pas relaksimin e tyre; ndërsa frymëmarrja e thellë është një teknikë relaksimi që konsiston në marrjen frymë nga diafragma.

-Kujdesuni për veten

Një stil jetese i balancuar dhe i shëndetshëm gjithashtu ndihmon në menaxhimin e ankthit dhe simptomave të tij. Është e rëndësishme që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, duke ngrënë vakte të shpeshta por të vogla në sasi gjatë ditës. Nëse rrini pa ngrënë për një kohë të gjatë, bie niveli i sheqerit në gjak, gjë që mund t'ju sjellë ankth dhe gjendje të irrituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco