Mrekullitë e qepës për trupin tonë

Mrekullitë e qepës për trupin tonë

08:46, 21/06/2018
A+ Aa A-

Qepët janë përdorur për trajtimin e një numri të lartë shqetësimesh shëndetësore Kjo pasi vetitë e tyre antimikrobiale dhe antiseptike janë veçanërisht të mira për të luftuar sëmundjet e zakonshme si infeksionet e veshit dhe plagët e vogla.

Infeksionet e veshit: Për të kuruar infeksionet e veshit, prisni qepët imët dhe i vendosninë një napë të palosur në dysh. E vendosni napën sipër veshit që ju dhëmb duke e fiksuar me një fashë, leckë apo kapelë të rehatshme. E mbani deri në 12 orë dhe e zëvendësoni me qepë të freskëta sipas nevojës. Temperaturën e lartë: Trmperatura e lartë mund të luftohet duke vendosur feta qepë në tabanin e këmbëve. Vishni sipër çorape të ngrohta dhe i mbani gjatë natës për të ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi. 

Eviton nauset (të përzierat): Merrni një qepë të madhe e prisni imët dhe shtrydhni lëngun nëpërmjet një nape. E vendosni në napë qepën e copëtuar dhe e shtypni në mënyrë që të dalë lëngu prej saj. Pastaj, përgatisni një filxhan çaj mente dhe e lini të ftohet. I hidhni 2 lugë çaji lëng qepe dhe prisni 5 minuta. Pini çajin dhe do të vini re që simptomat tuaja do të largohen brenda 15-20 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco