Kur fillojmë të kujtojmë ngjarjet nga jeta?

Kur fillojmë të kujtojmë ngjarjet nga jeta?

12:49, 17/06/2018
A+ Aa A-

Shkencëtarët gjithmonë kanë konsideruar se kujtimet e fëmijërisë fillojnë me tre vjet e gjysmë jetë.

Tani, megjithatë, shkencëtarët e Universitetit Kalifornia Davis thonë se ne kujtojmë se çfarë ndodhi qysh kur jemi në moshën dy vjeç.

Është gjetur një zonë e trurit përgjegjës për kujtesën, e cila mund të aktivizohet edhe para se fëmija të fillojë të flasë, transmeton KosovaPress.

Ekipi, i udhëhequr nga shkencëtari Simon Geta, vëzhgoi hipokampusin, një strukturë të vogël të thellë në qendër të trurit.

Ata vunë re se hipokampus ishte më aktiv kur fëmija këndonte një ninullë, të cilën fëmija kishte dëgjuar.

Zona nuk u stimulua kur një këngë e re u luajt ose kur u këndua nga një zë tjetër. Shkencëtarët në vitin 2005 konfirmuan se 80 për qind e fëmijëve të moshës prej pesë vjet e gjysmë kujtojnë episode që kishin ndodhur kur kishin vetëm tri vjeç.

Deri në moshën shtatë e gjysmë vjeç mbajnë mend më pak se 40 për qind. Kjo tregon se fëmijët mund të mbajnë mend ngjarjet, por ato nuk zgjasin shumë sikurse te ngjarjet që iu ndodhin të rriturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco