Vitamina D ul rrezikun e kancerit të zorrës me 31% – ja ku gjendet

Vitamina D ul rrezikun e kancerit të zorrës me 31% – ja ku gjendet

10:26, 17/06/2018
A+ Aa A-

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar. Vitamina, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencës ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene – ku është më protektive tek gratë.

Studimi, i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan e Universitetit të Harvardit, vërteton një teori për të cilën është dyshuar prej kohësh, por deri tani nuk ishte vërtetuar.

Studimi sugjeron gjithashtu se doza e vitaminës D duhet të jetë më e lartë se sasia e rekomanduar aktualisht nga ekspertët.

Duke qenë se vitamina gjendet shumë pak tek ushqimet natyrale, ekspertët bëjnë thirrje që të vëzhgohen suplementet që nuk janë testuar siç duhet.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit,  vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU

 Shendeti.com.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco