Dieta që po ju rrezikon nga diabeti

Dieta që po ju rrezikon nga diabeti

19:03, 23/05/2018
A+ Aa A-

Nëse jeni fans i dietave agjëruese, duhet ta lexoni këtë. Të rrish çdo ditë për orë të tëra pa konsumuar asgjë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, paralajmërojnë ekspertët. Dietat si ajo 5:2, ku pesë ditë hahet normalisht dhe 2 ditë kufizohen në mënyrë ekstreme kaloritë, kanë fituar shumë popullaritet vitet e fundit me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë.

Por, të dhëna të reja nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë sugjerojnë se mund të dëmtojë pankreasin dhe çrregullojë nivelet e insulinës në trup, hormoni përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak. Ekspertët nga Universiteti Sao Paulo në Brazil kanë hulumtuar mbi efektet e agjërimit çdo ditë tek minjtë për një periudhë 3-mujore.

“Ky është studimi i parë që tregon se, pavarësisht rënies në peshë, dietat e përhershme agjëruese mund të dëmtojnë pankreasin dhe ndikojnë në funksionimin e insulinës edhe tek njerëzit e shëndetshëm, duke çuar kështu në zhvillimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore të rrezikshme për jetën”, citohet nga “New York Post“ autorja kryesore e studimit, Ana Bonassa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco