Pse është më mirë të zëvendësosh sheqerin me ëmbëlsues të tjerë

Pse është më mirë të zëvendësosh sheqerin me ëmbëlsues të tjerë

09:44, 23/05/2018
A+ Aa A-

Një dietë me sheqer mund të çojë në shtim peshe dhe probleme shëndetësore si: diabeti i tipit 2, ndaj askush nuk duhet të përdorë më shumë se, maksimumi, shtatë lugë çaji sheqer në ditë.

Shëndeti Publik Anglez kërkon të përgjysmojë konsumimin e sheqerit në vitin 2020, shkruan BBC. Pjesë e zgjidhjes është zëvendësimi i sheqerit me ëmbëlsuesa. Ëmbëlsuesit artificialë japin një shije të ëmbël me pak ose aspak kalori.

Por a janë të shëndetshëm?

Çfarë janë ëmbëlsuesit?

Ka shumë tipe ëmbëlsuesish në mijëra produkte të ndryshme, përfshirë ushqimet dhe pijet dietike. Të gjithë ëmbëlsuesit bëjnë të njëjtën gjë, duke shpërndarë ëmbëlsi në vend të sheqerit, dhe kanë më pak kalori.

Disa ëmbëlsues si: sakarina, sucralose, Some, such as saçharin, sucralose, etj., janë shumë të ëmbël në doza të vogla, idelae për t'u përdorur në pijet e ngrohta apo çamçakëzët pa sheqer.

Disa të tjerë, si xylitoli janë më të rëndë, si sheqeri i vërtetë, ndaj përdoren në produkte ëmbëlsirash.

A duhen përdorur?

Kufizimi i sheqerit që hani është padyshim një gjë e mirë - duke ndihmuar në uljen e rrezikut të diabetit dhe prishjen e dhëmbëve. Kur mendon se një kanaçe cola përmban rreth nëntë kuba sheqer, më shumë se limiti i lejuar, të kesh një version tjetër dietë, sigurisht që bën diferencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco