Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Këto janë shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni

Këto janë shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni

17:49, 22/05/2018
A+ Aa A-

Këto janë katër shenjat që tregojnë se ju po përballeni me depresion

1. Kur kemi dhimbje në gjithë trupin, pra kur është prezente dhimbja fizike, kjo është një shenjë që diçka nuk është në rregull fizikisht. Megjithatë, mjekët thonë që depresioni si dhe dhimbja ndajnë të njëjtat vijë biologjike. Kështu që në shumë raste ndodhë që problemi të jetë psikologjik. Një studim i bërë në Kanada tregon që personat me depresion janë 4 herë më të predispozuar për të pasur dhimbje në qafë dhe shpinë se ata që nuk janë me depresion.

2. Nëse keni ngritje në peshë, dhe pantallonat që më parë ju kanë bërë më nuk ju bëjnë, si dhe i keni ndryshuar shprehitë ushqimore, me siguri  përmes kësaj forme të të ushqyerit jeni duke u munduar të mbushni një hapësirë emocionale.  Niveli i madh i stresit dhe i  trishtimit mund të bëjnë shumë të vështirë të humbni peshë.

3. Marrja e vendimeve -  Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Kolumbisë thotë se gjatë ditës sonë marrim më shumë se 70 vendime në ditë. Shumica e këtyre vendimeve janë të lehta. Si të lexojmë diçka, ose kur marrim një vendim për të dalim në shëtitje në qytet ? Ose për veshjen e ditës?

Kur këto vendime fare të thjeshta, bëhen të vështira për tu marrë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e depresionit.

4. Ndryshimet në sjellje –Disa persona kanë vetë një temperament më të vështirë, dhe kjo është pjesë e mënyrës se si janë ata. Por nëse nuk i keni këto sjellje, dhe papritmas ndërron, atëherë është për të u shqetësuar. Sidomos kur gjërat e vogla fillojnë të pengojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco