Sekreti brenda 30 minutave për gjumë më të mirë

Sekreti brenda 30 minutave për gjumë më të mirë

09:46, 21/05/2018
A+ Aa A-

Ditët e nxehta të verës po vijnë. 
 

Me to edhe netët në të cilat bëhet e vështirë fjetja.

Qëndrimi më gjatë në dritë dhe ekspozimi në temperaturë mjafton që edhe gjumashët më të mëdhenj të zgjidhen. Cilësia e gjumit është shumë me rëndësi, prandaj duhet gjetur mënyrat më të mira për t’ia bërë vetës natën më të mirë.

Dhe, përgjigja ndodhet në 30 minutat e fundit para se të keni vendosur që të shtriheni,.

Gjumi është shumë me rëndësi kur bëhet fjalë për shëndetin mendor. Nëse nuk flini mjaftueshëm mund të jeni në diskonim jo të mirë dhe të përballeni me mungesë të fokusit.

Kjo është rruga për gjumë më të mirë:

30 minuta para gjumit

Përfundoni të gjitha punët, dërgoni emailin e fundit, largoni gjërat që ju shqetësojnë që keni rreth vetes. Shkruani ato që ju shqetësojnë dhe përgatiteni listën për të nesërmen.

25 minuta para

Reduktoni ekspozimin në dritën blu. Pastaj largojini pajisje si laptop, telefon – pasi ta keni lënë alarmin. Largoni ndonjë send ngjyrë të bardhë që keni përreth, qoftë edhe letër e bardhë.

20 minuta para

Pastrojini dhëmbët dhe largojeni grimin (për gra). Nisni që të relaksoheni duke u shtrirë në shtrat.

15 minuta para

Bëjeni një dush të ngrohtë. Jo që është vetëm relaksues, por që ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore. Rregullojeni temperaturën në dhomë që të keni mundësi të flini. Vetëm 12 % e njerëzve bëjnë dush para gjumit, provojeni edhe ju dhe shihni efektet.

10 minuta para

Shihni mos keni nevojë për tualet para se t’i keni mbyllur sytë. 42 % e njerëzve thonë se u del gjumi gjatë natës duke ndjerë nevojën për tualet.

5 minuta para

Ndaloni të flisni me partnerin dhe bëjani vetes me dije se ka ardhur koha për gjumë. Qëllim i vetëm të jetë GJUMI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco