Njihuni me mrekullitë e karrotës

Njihuni me mrekullitë e karrotës

17:19, 18/05/2018
A+ Aa A-

Karrotat janë të pasura me beta karrotën, vitamina A,B,C,K dhe E. Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për t’u mbushur plot energji, pikërisht me konsumimin e tyre.

Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.

Përbërësit

2 karrota

1 nektarinë

2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)

1 kivi

3 lugë kos

Përgatitja

Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco