Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Djalë apo vajzë, a ndikon gjinia e fetusit në sistemin imunitar të gruas shtatzënë?

Djalë apo vajzë, a ndikon gjinia e fetusit në sistemin imunitar të gruas shtatzënë?

13:06, 12/05/2018
A+ Aa A-

Një studimi i publikuar në gazetën “Brain, Behavior and Immunity” ka zbuluar se sistemi imunitar i grave shtatzëna ndryshon në varësi të gjinisë së fetusit. Një ekip studiuesish nga “Ohio State University” ndoqi shtatzëninë e 80 grave, 46 prej të cilave ishin shtatzënë me djalë dhe 34 me vajzë. Gjatë shtatzënisë ato u ekzaminuan për të parë nëse niveli i shënjuesve të sistemit imunitar të quajtur citokine do të ndryshonte në varësi të gjinisë së fetusit.

“Ndërkohë që gratë nuk patën diferenca në nivelet e citokinës në gjak pavarësisht gjinisë së fetusit, u vu re që qelizat imunitare pro-inflamatore në gjakun e grave që ishin shtatzënë me vajzë shumoheshin me shpejtësi më të madhe kur ekspozoheshin ndaj baktereve”, u shpreh autorja kryesore e studimit Dr. Amanda Mitchell.

Kjo do të thotë se gratë të cilat kanë në barkun e tyre një fetus të gjinisë femërore do të kenë një përgjigje më të mirë imunitare anti-inflamatore gjatë momenteve të nevojshme. Anti-inflamacioni është thelbësor për sistemin imunitar pasi ndihmon në shërimin dhe riparimin e mitrës si dhe në kundërpërgjigjen ndaj viruseve dhe baktereve.

Studimi ka për synim të ndihmojë mjekët të kuptojnë ndryshimet në sistemin imunitar të grave që mbartin bebe të gjinive të ndryshme, dhe në këtë mënyrë ata do të mund të rekomandojnë dieta dhe kura të përshtatshme në varësi të gjinisë së bebit./Burimi ''Për nënat"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco