Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Më shumë gjumë, më pak stres

Më shumë gjumë, më pak stres

06:32, 10/05/2018
A+ Aa A-

Gjumi është një ndër elementet më të rëndësishme në jetën tonë e cila na jep përfitime të pabesueshme shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye duhet t'i japim atij vëmendjen e duhur. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe atakut kardiak Teksa flemë presioni i gjakut, ritmi i zemrës dhe niveli i frymëmarrjes rriten dhe bien. Ky proçes është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular.

Një meta-analizë e 17 studimeve që përfshinë 517,440 pjesëmarrës arriti në përfundimin se njerëzit që flinin 7-8 orë në natë kishin rrezik më të ulët për sëmundjet koronare të zemrës dhe gjithashtu treguan një rritje prej 11% rreziku për ata që morën vetëm 6 orë gjumë. Zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit Humbja e gjumit është një faktor rreziku për obezitetin dhe diabetin. Ajo shkakton një rritje të hormonit të urisë dhe një rënie të hormonit të ngopjes, leptin. Gjithashtu ul ndjeshmërinë e insulinës. Zvogëlon rrezikun e sëmundjes Alzheimer Në sëmundjen e Alzheimerit, fragmente të proteinës beta-amiloide grumbullohen për të formuar pllaka të forta midis neuroneve në tru. Hulumtimet kanë treguar se privimi i gjumit rrit depozitimin e pllakave amiloide. Zvogëlon rrezikun e depresionit, shkruan politiko.net.

Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit me pagjumësi kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e depresionit. Është interesante kur pacientët me pagjumësi dhe depresion u jepet një terapi njohëse e sjelljes për pagjumësi, simptomat e tyre të depresionit tentojnë të përmirësohen. Zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Një meta-analiza ka grumbulluar të dhëna nga 16 studime nga SHBA, Britania e Madhe, vendet e Europës dhe Azisë Lindore. Ajo përfshinte 1.382.999 pjesëmarrës meshkuj dhe femra, të cilët kishin plotësuar pyetësorët rreth kohëzgjatjes së gjumit. Ata u ndoqën deri në 25 vite dhe regjistruan 112.566 vdekje. Ata që flinin më pak se 7 orë në natë kishin 12% më shumë gjasa të përjetonin një vdekje të Më shumë gjumë, më pak stres Gjumi zvogëlon rrezikun e sëmundjes dhe atakut kardiak. Ata që flinin më pak se 7 orë në natë kishin 12% më shumë gjasa të përjetonin një vdekje të parakohshme sesa ata që vazhdimisht kishin 7-8 orë gjumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco