Sperma është e jashtëzakonshme! Ja si ndikon në trupin e femrës

Sperma është e jashtëzakonshme! Ja si ndikon në trupin e femrës

21:57, 09/05/2018
A+ Aa A-

Thuhen e besohen shume gjëra rreth spermës, lëndës “magjike” të mashkullit, por tanimë ka ardhur koha të mësoni të vërtetën, e kjo e thënë nga Abraham Morgentaler, autori i librit: The Truth About Men and Sex, profesor i asociuar i urologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe themeluesi Men’s Health Boston.

Nuk duhet besuar se një femër mund të mbesë shtatzënë në një vaskë ku një mashkull ka ejakuluar apo sperma ka proteina ndaj ju bën mirë ta gëlltisni. Ja çfarë duhet të besoni dhe çfarë jo.

Jetëgjatësia dhe kushtet në të cilat sperma jeton

“Ndryshe nga mikrobet, spermatozoidet asgjesohen në kushte të caktuara atmosferike. Ekspozimi në ujë (për shembull në një vaskë) ndryshimi i pH, ndryshimet e temperaturës etj bëjnë që sperma të mos jete e aftë të udhetoje drejt vezës e ta fekondojë atë.

Çfarë e dëmton spermën

Marihuana, alkooli dhe pirja e duhanit janë treguar se reduktojnë pjellorinë mashkullore. Veç tyre, të qëndruarit për një kohë të gjatë në xhakuzi apo në vaska me ujë të nxehtë ndikon në prodhimin e spermës.

Jo, nuk duhet gëlltitur

Sperma përmban proteina, si dhe sheqerna që veprojnë si një burim energjie që lejon spermatozoidin të notojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kjo është lëndë ushqyese për organzimin e njeriut,

Ushqime të caktuara i japin një shije dhe aromë karakteristike

Njësoj si urinës dhe shpargujt i japin një aromë të rëndë spermës, por për fat të keq nuk ekzistojnë ushqime që i japin një erë të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco