Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Lajm i mirë për tullacët, zbulohet kura për trajtimin e rënies së flokëve

Lajm i mirë për tullacët, zbulohet kura për trajtimin e rënies së flokëve

10:55, 09/05/2018
A+ Aa A-

Në kurë e re për të luftuar humbjen e flokëve është zbuluar duke përdorur një ilaç që fillimisht mendohej të përdorej për të trajtuar osteoporozën. Studiuesit zbuluan se ilaçi kishte nëj efekt të madh tek rrënjët e flokëve, folikulat, duke i stimuluar ata që të rriten.

Ilaçi ka një përbërje që ka si objektiv një proteinë e cila frenon rritjen e flokëve dhe luan rol në humbjen e tyre. Udhëheqësi i studimit Dr Nathan Hawkshaw nga Universiteti i Mançesterit tha se ky ilaç mund të "bëjë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve", shkruan ora news.

Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve:

1. minoxidil, për burrat dhe gratë

2. finasteride, vetëm për meshkuj

Të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive kështu që pacientët përdorin transplantin e flokëve në vend të këtyre barnave.

Hulumtimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë.

Dhe Hawkshaw i tha BBC-së se një eksperiment klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt në njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco