Të gjitha gjërat që duhet të dinë nënat e reja për higjienën intime pas lindjes

Të gjitha gjërat që duhet të dinë nënat e reja për higjienën intime pas lindjes

08:46, 27/04/2018
A+ Aa A-

Në momentin që familjes i bashkohet një anëtar i ri fillojnë dhe vijnë për vizitë miq dhe të afërm. Por për tu ndjerë sa më rehat, jo vetëm shtëpia duhe të jetë e pastër, por edhe higjena intime e nënës ka nevojë për përkujdesje të veçantë.

Periudha pas lindjes është një fazë delikate për intimitetin e grave ku rreziku i infeksioneve është më i madh. Ndryshimet vaginale për shkak të ndryshimeve hormonale mund të nxisin shfaqjen e infeksioneve, kruajtje dhe djegie. Pa harruar edhe erërat e këqija të cilat krijojnë shqetësime.
Për këto arsye, edhe në qoftë se shtatzënia dhe lindja kanë ndodhur në një mënyrë të natyrshme / fiziologjike, është e domosdoshme për ta trajtuar me kujdes këtë zonë intime. Përdorni produkte me ph të butë dhe me përbërës antibakterial. Këto produkte ju ndihmojnë për të lehtësuar problemet e mundshme që lindin në këtë periudhë. Është e rëndësishme të largoni të gjithë lagështirën e cila mund të favorizojë përhapjen e bakterieve të dëmshme. Kjo gjë duhet bërë me shumë kujdes, vetëm duke tamponuar, duke përdorur një copë shumë të butë dhe shumë të pastër. Nuk duhet të përdorni pudër pasi mund të shkaktoni ndonjë irritim.

E lejoni zonën intime të ajroset mirë
Është e rëndësishme të përdorni veshje intime me fibra natyrale, të cilat duhet të ndërrohen shumë shpesh dhe duhet të lahen me sapun marsiglia, duke evituar përdorimin e detergjentëve kimikë të cilat mund të rezultojnë shumë agresivë për lëkurën. pernenat.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco