Si të shmangen ngërçet në këmbë gjatë natës

Si të shmangen ngërçet në këmbë gjatë natës

08:13, 20/02/2018
A+ Aa A-

Edhe pse ky problem është i përhapur, arsyet e tij nuk janë krejtësisht të qarta. Do të gjeni mendime të ndryshme, por e vërteta e thjeshtë është se askush nuk do të di t’ju tregojë pse ngërçet në këmbë paraqiten natën.

Disa shkencëtarë konsiderojnë se shkaktar i gjithë kësaj është mënyra e jetesës dhe se paraqitje a ngërçeve në këmbë është më shpesh e pranishme gjatë verës se sa në dimër. Sipas tyre, ngërçi në muskuj shkaktohet nga problemet me nerva dhe jo me çrregullimin e muskujve.

Testet elektromiogramë kanë treguar se nervat që shkojnë nga shpina në muskuj stimulojnë këto spazma. Sistemi nervor rigjenerohet më shpejt në verë për shkak të sasive më të larta të vitaminës D dhe ky është shkaku i mundshëm i ngërçeve më të shpeshta në verë.

Disa nga shkaqet e mundshme janë gjithashtu rritja e aktivitetit të trupit që rezulton me djersitje, gjë që mund të shkaktojë dehidrim të butë dhe është shkaktar për ngërçin e muskujve. Mënyra e të ngrënit, ilaçet e ndryshme, sasia e lëvizjes gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm.

Disa nga shkaktarët tjerë të ngërçeve në muskuj janë qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, mungesa e kalciumit dhe magnezit, barnat kundër astmës, shtatzënia, diabeti, hipertensioni, artriti, sëmundjet e sistemit respirator, depresioni, transmeton KosovaPress.

Për t’iu shmangur ngërçeve në këmbë nevojitet të merret sasi e nevojshme e magnezit, i cili gjendet te drithërat, arrat dhe sallata e gjelbër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco