Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

4 teknikat që psikologët përdorin për të luftuar stresin

4 teknikat që psikologët përdorin për të luftuar stresin

21:35, 12/02/2018
A+ Aa A-

Psikologët janë specialistët që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të përballojmë frikën dhe të largojmë ndjesitë e këqija që po shkaktojnë ankth dhe stres. Por, edhe ata janë qenie humane dhe ka raste kur edhe ata duhet të përballojnë stresin dhe ankthin. Më poshtë, “Bright Side” sjell disa nga teknikat që psikologët përdorin për lehtësuar stresin:

Mbani shënim gjithçka që ju vjen nëpër mend

Ekspertët thonë: Për të lehtësuar stresin, mbani shënime. Mendimet, situatat, marrëdhëniet me të tjerët, idetë. I shkruani të gjitha këto dhe i jepni një strukturë gjithçkaje që ju vjen nëpër mend. Ky proces kreativ është realisht i dobishëm sepse ju ndihmon që të harroni problemet dhe të jini më të qartë me vetveten. Mbi të gjithë, do t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.

Tendosni muskujt

Duhet të tendosni/shtriqni muskujt për 10 sekonda dhe më pas fokusohuni tek ndjesia e relaksim për 20 sekonda.

Shpenzoni një orë kohë duke bërë gjëra që ju doni

Kaloni një periudhë kohe të shkurtër duke bërë atë çka ju dëshironi realisht. Lexoni, vizatoni, gatuani, stërvituni – çfarëdo që t’ju bëjë të lumtur. Jo punë, jo përgjegjësi, jo mendime negative – asgjë që ju shkakton mërzitje.

Stimuloni nervat

Ekspertët sugjerojnë një metodë të pazakonte, megjithatë efikase, bazuar në psikologji. Prekni buzat me gishtin tregues. Në këtë mënyrë do të mund të prekni nervat e lokalizuara në sipërfaqe të buzave që stimulojnë sistemin nervor parasimpatetik dhe ju ndihmon të qetësoheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco