Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Lexojeni këtë këshillë, para se të prisni thonjtë

Lexojeni këtë këshillë, para se të prisni thonjtë

23:26, 27/10/2017
A+ Aa A-

Gishtërinjtë tuaj janë si një lule delikate, apo si një virgjëreshë në natën e matures, kështuqë ju do duhet të jeni i kujdesshëm. Asnjëherë nuk duhet të preni lëkurën përreth thonjve tuaj, vetëm ti shtyni prapa. Në vazhdim po ju paraqesim disa nga këshillat që thonjtë tuaj të duken sa më të prerë dhe lëmuar.

Copa e hollë e lëkurës përgjatë pjesës së poshtme të thonjve (e njohur si cuticle) i shërben një qëllimi të rëndësishëm e që është mbrojtja nga infeksioni, sepse kur është e hapur, ajo mund të bëhet shkak i përhapjes së bakterieve dhe këpurdhave që futen brenda dhe ju infektojnë juve.

Whitehill thekson se prerja e lëkurës përreth thonjve tuaj nuk është pjesë e saloneve të bukurisë, sepse teknikisht ju nuk mund ta bëni atë. Pastaj, ju fitoni shprehinë e këputjes dhe tërheqjes së tyre rregullisht, edhe në rastet kur ato rriten ashtu si nuk duhet.

Whitehill rekomandon se nuk duhet të tërhiqni lëkurën përretht honjve sepse është shumë e dhimbshme, por në vend të kësaj ju mund të shtyni prapa orientimin e saj nga ka ardhur, duke përdorur mjet largues të posaçëm, shpjegon ajo.

Koha më ideale për të hequr këtë lëkurë të panevojshme afër thonjve tuaj është pasi të bëni dush, sepse vetëm atëherë lëkura juaj është më e butë dhe e hollë për ta shtyer prapa, thotë ajo. Zhytni duart në ujë të ngrohtë deri sa të zbutet lëkura. Kjo funksionon shumë mirë.

Kështu që herën tjetër që i rregulloni thonjtë tuaj në shtëpi apo salon bukurie, mos i preni ato. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se duart e trajtuara me manikyr dhe nga ana tjetër me një pjesë të infeksionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco