Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Si të trajtoni problemet e fytyrës së thatë dhe të yndyrshme me sodë buke /2 recetat e tetorit

Si të trajtoni problemet e fytyrës së thatë dhe të yndyrshme me sodë buke /2 recetat e tetorit

15:34, 24/10/2017
A+ Aa A-

Soda e bukës është një nga ata produkte që në pamje të parë na duken të papërfillshëm, me siguri hera e fundit që keni përdorur sodë ka qenë kur keni gatuar ndonjë kek ose kulaç, por në të vërtetë është një depo e vërtetë dobish shëndetësore e estetike për gjithësecilin prej nesh. Tashmë nuk është habi që soda të zëvendësojë fare mirë kremërat e trajtimet e shtrenjta. Nëse nuk jeni të kënaqura me pamjen e fytyrës tuaj, e cila siç dihet është e ekspozuar ndaj ndotësve ambientalë, rrezeve të diellit, toksinave ushqimorë apo në rastin më të keq kimikateve që gjendet në produktet kozmetike, filloni ta trajtoni atë me sodë buke. Living ju propozon dy maska që duhet t’i bëni sa më parë për të përgatitur fytyrën për stinën e re.
1.Maskë pastruese dhe eksfoliuese për fytyrën e yndyrshme: Në një enë shtoni 3 lugë çaji me sodë buke, gjysmë limoni të shtrydhur, 4 pika vaj ulliri ose bajamesh dhe 3 lugë çaji me ujë të vakët. Përzieni përbërësit e mësipërm një nga një dhe në fund shtoni lëngun e limonit të shtrydhur. Pasi masa të jetë lidhur, masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave. Përsërisni të njëjtat lëvizje për gati 15 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të vakët. Trajtimi i mësipërm shërben për të eksofliuar, hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën e yndyrshme të fytyrës.

2.Maskë me sodë buke për fytyrën e thatë: Soda e bukës është një ndër produktet që nuk duhet të mungojë në ritualin e përkujdesjes së fytyrës, sidomos nëse fytyra juaj është e thatë dhe hera-herës duket e pajetë. Në një enë shtoni 3 lugë çaji sodë buke, 3 lugë çaji me ujë të vakët. 4 pika vaj bajamesh ose lini dhe një lugë gjelle me mjaltë organik. Përbërësit e mësipërm duhet t'i përzieni gradualisht derisa të formohet një masë kremoze e cila duhet të

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco